LAJMI I FUNDIT:

PSG do të heqë dora nga Donnarumma?

PSG do të heqë dora nga Donnarumma?
(Foto: Getty Images)

Paris Saint-Germaini është pranë që të heqë dorë nga Gianluigi Donnarumma dhe ta kërkojë një portier tjetër.

18-vjeçari është kërkuar nga klubi francez gjatë verës, mirëpo asokohe e rinovoi kontratën me Milanin.


(Foto: Getty Images)

Akoma vazhdojnë tensionet ndërmjet agjentit të portierit, Mino Raiola dhe Rossonerëve, pasi klubi italian është i vendosur që ta mbajë Donnarumman.

Raiola dëshiron ta largojë Donnarumman nga Milani, ndërsa Reali, PSG dhe Juve kërkojnë shërbimet e tij
Lexo po ashtu Raiola dëshiron ta largojë Donnarumman nga Milani, ndërsa Reali, PSG dhe Juve kërkojnë shërbimet e tij

Mirëpo, calciomercato.com raporton se përfaqësuesit e PSG-së janë lodhur nga loja që po luajnë homologët e tyre te Milani.

(Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, presidenti i Nasser Al-Khelaifi i ka dhënë direktiva drejtorit sportiv, Antero Henrique, që t’i shqyrtojë opsionet tjera.

Alisson i Romës dhe Jan Oblak i Atletico Madridit, janë shënjestrat kryesore të klubit francez.

(Foto: Getty Images)

Portieri i Atleticos ka një klauzolë në vlerë prej 100 milionë eurosh, ndërsa Roma duhet t’i vë çmim portierit të vet, pasi ai nuk ka një klauzolë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori