LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i bashkohet garës për Sanchezin

Liverpooli i bashkohet garës për Sanchezin

Liverpooli është skuadra e fundit që i është shtuar betejës për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sanchez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin, e cila i skadon në qershor të këtij viti dhe ka refuzuar ta nënshkruaj atë.


Ky rebelim i tij ka bërë që shumë skuadra evropiane dhe në veçanti ato angleze të provojnë transferimin e tij, pasi edhe kosto do të ishte larg çmimit real të tij.

Guardiola e do në janar, Man City ka gati ofertën e lartë për Sanchezin
Lexo po ashtu Guardiola e do në janar, Man City ka gati ofertën e lartë për Sanchezin

Sipas mediumit anglez The Mirror,  të ‘armatosur’ me paratë e gatshme nga shitja prej 160 milionë eurosh e Philippe Coutinhos, Liverpool i është shtuar garës për të nënshkruar me Sanchezin.

Sanchez dëshiron të largohet nga Arsenali (Getty Images)

Ky medium thekson se skuadra nga Anfield janë gati të paguajnë 35 milionë funte për sulmuesin kilian.

Me pronarët amerikan të klubit – Fenway Sports Group – dëshpërimi për t’i dhënë fund një pritje 28-vjeçare për titullin e Ligës Premier, Liverpool e dinë se mënyra e vetme për ta bërë veten kandidatë të vërtetë të titullit është të shpenzojnë shumë.

Unitedi mundohet ta josh Sanchezin me pagë shumë më të lartë së City, ofrojnë edhe pesë milionë bonus për agjentin e tij
Lexo po ashtu Unitedi mundohet ta josh Sanchezin me pagë shumë më të lartë së City, ofrojnë edhe pesë milionë bonus për agjentin e tij

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp e di se ai kurrë nuk mund të rivalizojë gjigantët e  Manchester Cityt, Unitedit apo edhe Chelseat dhe ta fitojë titullin e Ligës Premier pa shpenzuar shumë para.

Kjo thuhet se është arsyeja pse diskutimet janë duke u zhvilluar mes pronarëve të Liverpoolit dhe Kloppit për të gjetur një mënyrë për të konkurruar për shërbimet e Sanchezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori