LAJMI I FUNDIT:

Unitedi mundohet ta josh Sanchezin me pagë shumë më të lartë së City, ofrojnë edhe pesë milionë bonus për agjentin e tij

Unitedi mundohet ta josh Sanchezin me pagë shumë më të lartë së City, ofrojnë edhe pesë milionë bonus për agjentin e tij

Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë atë që duhet dhe më shumë se vetëm atë që është e nevojshme për të mposhtur rivalin e urryer lokal, Manchester Cityn, për nënshkrimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sipas mediumit anglez The Sun, trajneri i ‘dëshpëruar’ i Unitedit, Jose Mourinho, do të “luftojë” për të transferuar rebelin e Arsenalit këtë muaj, me kontratën e tij që i skadon në qershor.


Trajneri portugez ka në plan të rrëmbejë transferimin e sulmuesit te City duke i ofruar Sanchezit një pagë prej 350 mijë funtesh në javë.

United rivalizon Cityn, ofron Mkhitaryanin dhe 28 milionë euro për Sanchezin
Lexo po ashtu United rivalizon Cityn, ofron Mkhitaryanin dhe 28 milionë euro për Sanchezin

Mourinho do të paguajë gjithashtu Arsenalin me 30 milionë funte dhe agjentin e Sanchezit me pesë milionë funte – tarifa këto që Guardiola refuzon t’i paguajë.

Ylli kilian ka futur në ‘luftë’ të hapur skuadrat nga Mançesteri (Getty Images)

“Normalisht investimi në skuadër është bërë në verë. Ne ndërtojmë një skuadër me këtë ide, këtë filozofi e ndaj me pronarët e klubit”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Por, nëse ka një mundësi fantastike në tavolinë, do të luftojmë për këtë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse nuk ka, nuk ka”, përfundoi Special One.

Arsenali kërkon Martialin në këmbim të Sanchezit
Lexo po ashtu Arsenali kërkon Martialin në këmbim të Sanchezit

Megjithëse Alexis e ka vendosur zemrën në një ribashkim me shefin e tij të vjetër të Barcelonës Pep, City janë të përgatitur për të ofruar një pagesë transferimi prej vetëm 20 milionë funtesh dhe një pagë prej 290 mijë funtesh.

Ata gjithashtu refuzojnë të paguajnë agjent Fernando Felicevich me pesë milionë euro bonus, dhe këtu thuhet se mund të parakalojë Unitedi në epërsi për shërbimet e kilianit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori