LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: AAK ka qenë dhe është kundër formatit të Gjykatës Speciale (Video)

Selmanaj: AAK ka qenë dhe është kundër formatit të Gjykatës Speciale (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka theksuar se qëndrimi i kësaj partie mbetet i njëjtë rreth Gjykatës Speciale.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se ai ka qenë njëri nga nënshkruesit e iniciativës për shfuqizimin e Ligjit për Specialen dhe mbetet në këtë qëndrim.

“Unë deri në këtë moment nuk di që ka tërheqje të ndonjë nënshkrimi për këtë çështje. Ne si parti kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi kundër kësaj gjykate dhe për këtë arsyet janë të ditura. E mbështesim ta kemi një gjykatë që do t’i trajtoj të gjitha krimet, e jo vetëm një etnike e ta ketë selinë në Prishtinë. Nëse vie në Kuvend ne e mbajmë të njëjtin qëndrim”, ka shtuar Selmanaj.


Ai ka folur edhe për deklarimet e shefit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i cili ka shkruar se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet, duke theksuar se ky deklarim është i vonshëm, por që sipas tij, në fund janë deputetët që vendosin individualisht për këtë temë.

Selmanaj ka thënë se gabimi i madh ka ndodhur në vitin 2015, kur është lejuar që të ndodhë votimi në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Speciales./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori