LAJMI I FUNDIT:

Joao Mario për Correan ose Carrascon?

Joao Mario për Correan ose Carrascon?

Interi shpreson të përdorë mesfushorin portugez, Joao Mario, në një shkëmbim huazimesh me Joaquin Correa të Sevillas ose me më pak të mundshmin nga Atletico Madridi, belgun Yannick Carrasco.

Nuk është sekret që reprezentuesi i Portugalisë dëshiron të largohet, ashtu sikurse italianët, pasi lojtari dëshiron të luajë më shumë, ndërsa klubi mendon se pati paraqitje të dobëta kur iu dha shansi.


Nerazzurrët kanë paguar plot 40 milionë euro për ta transferuar atë nga Sporting Lisbona në gusht të vitit 2016 dhe ata nuk janë të etur për të shitur atë me humbje pas formës së dobët.

Interi ofron Joao Marion te Atletico, spanjollët i propozojnë Gaitanin si pjesë të marrëveshjes
Lexo po ashtu Interi ofron Joao Marion te Atletico, spanjollët i propozojnë Gaitanin si pjesë të marrëveshjes

Prandaj, gjiganti italian shpreson që një huazim për këta muajt e mbetur të sezonit mund të rikthej formën e lojtarit dhe të ringjall çmim e tij dhe po ashtu të sjellë një lojtar tjetër në këmbim të tij.

Joao Mario ka dështuar t’i bind drejtuesit e Interit këtë sezon (Getty Images)

Sipas faqes së besuar brenda klubi italian, FCInterNews.it, dy kandidatët e fundit për një shkëmbim me Joao Marion vijnë të dy nga Spanja apo nga La Liga.

Sevilla, skuadër që tani ka për trajner italianin Vincenzo Montella, thuhet se mund të lejojë që Correa të shkojë në Inter për gjashtë muaj në këmbim të Joao Marios.

Interi me ofertë zyrtare për Rafinhan
Lexo po ashtu Interi me ofertë zyrtare për Rafinhan

Një alternativë tjetër më pak e mundshme do të ishte ylli belg, Yannick Ferreira Carrasco i Atletico Madridit, i cili mund të luaj në tri pozitat pas sulmuesit.

Në të dyja rastet, mund të ketë një mundësi blerje të përfshirë, por më shumë ka të ngjarë të jetë vetëm një huazim i thjeshtë gjashtë mujor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori