LAJMI I FUNDIT:

Interi me ofertë zyrtare për Rafinhan

Interi me ofertë zyrtare për Rafinhan

Ekzistojnë raporte të shumta të mediave në Itali se Interi ka paraqitur një ofertë zyrtare për të nënshkruar me mesfushorin Rafinha nga Barcelona, ofertë e cila është në huazim me opsionin e blerjes për 17 deri në 23 milionë euro.

Interi është në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën e tyre në janar, pasi duan të jenë deri në fund konkurrues për pozitat e para në Serie A.


Shumë emra janë lidhur me një transferim të mundshëm, ndërsa ndër më të përfolurit ishte padyshim mesfushori i Barcelonës, Rafinha.

Interi ofron Joao Marion te Atletico, spanjollët i propozojnë Gaitanin si pjesë të marrëveshjes
Lexo po ashtu Interi ofron Joao Marion te Atletico, spanjollët i propozojnë Gaitanin si pjesë të marrëveshjes

Më parë gazeta italiane La Gazzetta dello Sport raportoi se marrëveshja do të varet vetëm nga testet mjekësore, pasi braziliani nuk ka luajtur që nga prilli i vitit 2017 për shkak të një sërë lëndimesh.

Rafinha humb sezonin pas operimit të meniskut
Lexo po ashtu Rafinha humb sezonin pas operimit të meniskut

Sipas Sky Sport Italia këtë mbrëmje, një propozim zyrtar është dërguar në Barcelonë për të nënshkruar me atë në huazim pa pagesë.

Megjithatë, oferta përfshin edhe një opsion blerje për 20 milionë euro plus tre milionë eurove tjera shtesë në formë të bonuseve në bazë të paraqitjeve.

Barcelona e hapur ta lirojë Rafinhan te Interi
Lexo po ashtu Barcelona e hapur ta lirojë Rafinhan te Interi

Një përgjigje përfundimtar pritet këtë mbrëmje dhe Rafinha mund të fluturojë për të nesërmen (e premte) për të përfunduar testet e tij mjekësore me klubin italian.

Nga ana tjetër, gazetari i njohur nga Sportitalia, Alfredo Pedulla pretendon se opsioni për të blerë do të ishte me vlerë prej 17-20 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori