LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kurti është duke përzënë njerëz nga Vetëvendosja (Video)

Ahmeti: Kurti është duke përzënë njerëz nga Vetëvendosja (Video)

Gazetari dhe opinionisti Arben Ahmeti, ka theksuar se ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, është duke përzënë njerëz nga lëvizja.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se nëse vazhdon largimi i njerëzve sipas tij, do të dërgoj VV-në në vetshkatërrim.


“Nuk e di a ka me u bind Albini që nuk duhet me përzënë njerëz nga VV. Albini duhet me ndalu kandidimin për kryetar, sepse ta zëmë si aktivist dhe deputet nuk e ka konsultu kryesinë e kaluar të VV, për më gjuajt gaz lotsjellës”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/