LAJMI I FUNDIT:

El Clasico për shërbimet e Blindit, Reali rivalizon Barçën edhe për Minan

El Clasico për shërbimet e Blindit, Reali rivalizon Barçën edhe për Minan

Barcelona dhe Real Madridi janë në garë mes vete për të fituar shërbimet e holandezit të Manchester Unitedit, Daley Blind.

Barcelona ka monitoruar nga afër mbrojtësin holandez dhe e shohin atë si zëvendësim ideal për Javier Mascherano, i cili është i vendosur të bashkohet në janar me klubin kinez, Hebei China Fortune.


Dhe me Man Unitedin që kohët e fundit është lidhur me Samuel Umtitin, Blind mund të përdoret si një hap i madh drejt marrëveshjes.

Barcelona mendon transferimin e Blindit
Lexo po ashtu Barcelona mendon transferimin e Blindit

Por, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke planifikuar të rrëzojë negociatat duke joshur 27-vjeçarin për një kalim në Santiago Bernabeu.

Blind këtë sezon ka shënuar një gol në 18 paraqitje për United këtë sezon dhe ai është parë si njeriu ideal, pasi Los Blancos janë të prirur për të gjetur një partner afatgjatë për spanjollin, Sergio Ramos, në zemër të mbrojtjes.

Blind gjatë një dueli në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Benficës (Getty Images)

Sipas botimit të mediumit spanjoll Don Balon, Perez është një admirues i dashur i yllit holandez, Blind, i cili mund të luaj edhe në mesfushë.

Perspektiva për të marrë nga duart një lojtarë nga rivalët e tyre është gjithashtu joshëse për shefin e Realit, i cili mendon të bëjë një lëvizje.

Yerry Mina i Palmeirasit (Getty Images)

Raporti shton gjithashtu se Barça po vazhdon ende të ndjekë qendërmbrojtësin e Palmeirasit, Yerry Mina, dhe Reali po përgatiten për t’i luftuar ata edhe në këtë front.

23-vjeçari thuhet se është në prag të një lëvizjeje në Camp Nou, por skuadra e Zinedine Zidanes dëshiron të ndalojë që udhëheqësit e La Ligës të forcohen shumë kështu që ata mund të përpiqen të mbyllin boshllëkun prej 14 pikësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori