LAJMI I FUNDIT:

”OBRM-PDUKM-ja është aty ku është Ljubço”

”OBRM-PDUKM-ja është aty ku është Ljubço”

Një parullë me përmbajtje ”OBRM-PDUKM-ja është aty ku është Ljubço” është vënë pas shtabit të kësaj partie politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të gjitha gjasave kjo është një porosi dërguar udhëheqësisë së re të kësaj partie politike, pasi që porosa është vendosur pas kongresit të jashtëzakonshëm të kësaj partie politike.


Mediat në gjuhën maqedonase shpekulojnë se kjo porosi është një formë mbështetje për Ljubço Georgievskin, ish-kryeministër, ish-lider i kësaj partie politike, por që kohët e fundit i ka dhënë mbështetje kryeministrit Zoran Zaev, sidomos në rastin e marrëveshjes me Bullgarinë.

Gjithashtu Georgievski ka folur pozitivisht për liderin e ri, Hristijan Mickoski, duke e konsideruar si person të pastër dhe që mund të lë shenjë në këtë parti./Telegrafi/