LAJMI I FUNDIT:

Man City arrin edhe fitoren e 17-të radhazi në Ligën Premier, kësaj radhe shkatërron Bournemouthin (Video)

Man City arrin edhe fitoren e 17-të radhazi në Ligën Premier, kësaj radhe shkatërron Bournemouthin (Video)

Manchester City ka fituar në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar me dominimin e tyre në kampionatin anglez duke arritur edhe fitoren e 17 radhazi, ku kësaj radhe viktimë ishte Bournemouthi.

Pjesa e parë u karakterizua me dominimin e vendasve, por të cilët vetëm një herë arritën të gjejnë golin, ku në minutën e 27-të ishte Sergio Aguero, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Fernandinhos për 1-0 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.


Festa e Agueros pas golit të parë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, City shënoi edhe tre gola tjerë, ku fillimisht për 2-0 u përkujdes Raheem Sterling, i cili shënoi në minutën e 53-të pas asistimit të Agueros.

Sterling po vazhdon me formë të mirë dhe gola (Getty Images)

Goli i 3-0 për Qytetarët erdhi në minutën e 79-të dhe u shënua nga argjentinas Aguero, që shënoi golin e dytë personal.

Aguero shënoi të dy golat me kokë (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, City arriti të shënojë edhe një gol me anë të mbrojtësi Danilo, i cili shënoi në minutën e 85-të për 4-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas kësaj fitore, City vazhdon marshimin drejt titullit me 55 pikë në vendin e parë, ndërsa Bournemouthi renditet në pozitën e 18 me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, City luan në udhëtim te Newcastle, ndërsa Bournemouth e pret në shtëpi West Hamin. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x6c4yzh

https://twitter.com/Dijkhead/status/944603021186600962

http://www.dailymotion.com/video/x6c520l

http://www.dailymotion.com/video/x6c529o

Në trend Sport

Më shumë
Tjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova

Tjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova

Bundesliga
Muric u përjashtua nga Kosova, trajneri i Ipswichit flet në konferencë për media për situatën

Muric u përjashtua nga Kosova, trajneri i Ipswichit flet në konferencë për media për situatën

Premier League
Cristiano Ronaldo nuk hezitoi të përmend dy idhujt e tij të futbollit

Cristiano Ronaldo nuk hezitoi të përmend dy idhujt e tij të futbollit

Ndërkombëtare
Fabio Capello zgjedh fituesin e tij për Topin e Artë

Fabio Capello zgjedh fituesin e tij për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Ten Hag tenton 'goditje nën brez' ndaj Ronaldos pas kritikave të portugezit

Ten Hag tenton 'goditje nën brez' ndaj Ronaldos pas kritikave të portugezit

Premier League
Shembulli i mirë dhe i keq se si menaxhohet klubi: Real Madridi dhe Barcelona në drejtime të kundërta

Shembulli i mirë dhe i keq se si menaxhohet klubi: Real Madridi dhe Barcelona në drejtime të kundërta

La Liga
Kalo në kategori