LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Arsenal – Liverpool

Parashikim: Arsenal – Liverpool

Arsenali e pret Liverpoolin në hapjen e kësaj jave në Ligën Premier që do të bëhet me një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Ligën Premier.

Vendi: Emirates Stadium, Londër
Koha: E premte, 22 dhjetor, 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Arsenali

Shkodran Mustafi nuk u rrezikua në mesjavë, por pritet që të kthehet në formacionin e parë.

Ramsey vazhdon që të jetë i lënduar, e Arsenali mund të përdorë sërish formacionin me katër mbrojtës.

Giroud mungoi të premtën pasi u lëndua në fitoren ndaj West Hamit. Coquelin po ashtu pësoi një goditje dhe është në dyshim.

Liverpooli

Liverpooli ka pasur një mesjavë të plotë për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe Klopp mund të përdorë skuadrën e njëjtë sikurse ndaj Bournemouthit.

Alex Oxlade – Chamberlain pritet të përballet me Arsenalin për herë të parë që prej largimit gjatë verës.

Matip ka mundësi që të luaj teksa sëmundja e mbanë Sturridgen larg këtji takimi.

Emre Can dhe James Milner do të kërkojnë të startojnë në këtë duel.

A e dini se?

Arsenali ka fituar 13 nga 14 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Liverpooli ka shënuar së paku tri gola në 4 ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në 9 nga 10 ndeshjet e Liverpoolit në udhëtim.

Arsenali ka mbajtur portën pa pranuar gol në 6 nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Arsenali ka fitaur në pjesë të parë dhe në fund të takimit në 6 nga 8 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në 4 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Mes Arsenalit dhe Liverpoolit janë shënuar së paku tri gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit.

Liverpooli ka fituar 4 ndeshjet e fundit në udhëtim.

Liverpooli ka fitaur 3 ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit në të gjitha garat.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit në Ligën Premier.

Arsenali ka shënuar 2 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit në të gjitha garat.

Top lojtarët

Parashikimi

Arsenali ka bërë progres duke hyrë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në mesjavë pa i konsumuar startuesit dhe kështu ka ekip të freskët për Liverpoolin. Sidoqoftë, gjërat s’janë shumë mirë për ekipin e Wengerit.

Liverpooli është në formë të jashtëzakonshme për momentni. The Reds kanë fituar katër ndeshjet e fundit në udhëtim dhe të trija me shumë gola.

Në këtë ndeshje priten shumë gola dhe një barazim është shumë i mundur duke parë që të dyja skuadrat do të kërkojnë të fitojnë dhe kanë kualitet për të fituar, por epilogu do të jetë i vështirë që të parashikohet e po ashtu, të arrihet për cilën do prej skuadrave.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori