LAJMI I FUNDIT:

Reagon edhe FBK-ja rreth mos udhëtimit të Bashkimit në Bullgari

Reagon edhe FBK-ja rreth mos udhëtimit të Bashkimit në Bullgari

Federata e Basketbollittë Kosovës (FBK) ka lëshuar një reagim lidhur me situatën e krijuar në mes Ambasadës së Bullgarisë në Kosovë dhe KB Bashkimi.

Fillimisht u spekulua se moszhvillimi i ndeshjes ishte bërë për shkak të mospajisjes së lojtarëve me viza.


Ambasada e Bullgarisë demanton KB Bashkimin e Prizrenit: I kanë tërhequr vet pasaportat, vizat ishin gati
Lexo po ashtu Ambasada e Bullgarisë demanton KB Bashkimin e Prizrenit: I kanë tërhequr vet pasaportat, vizat ishin gati

Por, në një reagim të Ambasadës së Bullgarisë në Prishtinë, konfirmohet se KB Bashkimi ishte pajisur me kohë me viza, por se klubi i ka tërhequr vet pasaportat.

Tashmë ka reaguar edhe shtëpia më e madhe e basketbollit të Kosovës, e cila ndjen keqardhje për atë çfarë ka ndodhur me Bashkimin.

“FBK ka bashkëpunim shumë të mirë me Ambasadën e Bullgarisë, që ka qenë gjithnjë korrekte me FBK-në. Prej vitit 2015 kur FBK është bërë anëtare me të drejta të plota në FIBA është duke marr pjesë me 5 Përfaqësuese të Reja në Kampionate Evropiane, Divizione B dhe C, ku këto gara janë organizuar edhe në Bullgari dhe kështu Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë gjithnjë ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e FBK-së, duke treguar gatishmëri dhe korrektësi në çdo aspekt. Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës ndjen keqardhje për atë çfarë ka ndodhur me klubin e basketbollit Bashkimi nga Prizreni dhe me këtë rast deklaron se nuk mban përgjegjësi për veprimet individuale të klubeve,të cilat nuk kane qenë të koordinuara apo edhe në dijeni të FBK-së”, ka bërë të ditur FBK-ja në komunikatën e saj.

KB Bashkimi: Falënderojmë Ambasadën bullgare për gatishmërinë për të na pajisur me viza në afat rekord
Lexo po ashtu KB Bashkimi: Falënderojmë Ambasadën bullgare për gatishmërinë për të na pajisur me viza në afat rekord

Bashkimi nuk ka udhëtuar në Bullgari për ndeshje ndaj ekipit të Rilskit, ndërsa BIBL ka regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar 20-0 në të mirë të ekipit bullgar.

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori