LAJMI I FUNDIT:

Mbreti i ardhshëm saudit bleu shtëpinë më të shtrenjtë në botë

Mbreti i ardhshëm saudit bleu shtëpinë më të shtrenjtë në botë

Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, njeriu i ri i fortë i Arabisë Saudite që kërkon të jetë imazhi i antikorrupsionit, është blerësi i mistershëm i kështjellës luksoze “Château Louis XIV”, pranë Parisit, shtëpia private më e shtrenjtë në botë e shitur për 275 milionë euro, shkruan “New York Times”.

Prona luksoze u shit në shtator 2015 nga shoqëria franceze e specializuar në sektorin e pasurive të patundshme të luksit “Daniel Féau”, anëtare e rrjetit “Christie’s”.


Në atë kohë asnjë informacion nuk kishte dalë për pronarin e ri, përveç se ishte nga Lindja e Mesme.

Kjo pronë, e ndërtuar në vitin 2011 në perëndim të Parisit, u quajt “Château Louis XIV” duke iu referuar të famshmit “mbreti Diell” që mbretëroi në Francë në shkeullin XVII dhe XVIII.

Me dëshirën për të qenë një kopje në miniaturë e kështjellës fantastike të Versajës, që është aty pranë, në këtë godinë bashkohen arkitektura e shekullit XVII me teknologjitë moderne, me shatërvane që mund t’i kontrollosh me iPhone, një sallë kinemaje, një akuarium gjigant dhe shumë të tjera.

“Me një sipërfaqe të banueshme prej 5,000 metrash katrorë, ajo premton festat e Versajës nën revolucionin high-tech”, thuhet në faqen internet të promovuesit të saj, “Cogemad”, përcjell Atsh.

“New York Times” pohon se pronari aktual është princi i ri trashëgimtar, Mohammed ben Salmane i cili kërkon të luftojë korrupsionin duke promovuar masa shtrënguese.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori