LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Problemet në VV nisën në tetor të vitit të kaluar, Kurti mendonte se kisha pretendime për kryetar

Molliqaj: Problemet në VV nisën në tetor të vitit të kaluar, Kurti mendonte se kisha pretendime për kryetar

Deputeti dhe ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se problemet në Lëvizje kanë filluar në tetor të vitit të kaluar.

“Dallime në VV ka pasur gjithmonë, ky problemi ka filluar në tetor të vitit të kaluar. Nuk mendoj se diskutimi ka nisur në mënyrën e duhur. Diskutimi është nisur në mes Albin Kurtit dhe disa aktivistëve mbi shqetësimet e Kurtit të ngritura mbi Vetëvendosjen, strukturën e saj dhe sjelljet tona”, ka thënë Molliqaj.


Ai ka theksuar se Albin Kurti ishte i shqetësuar se nuk kemi organizatë që mund ti fitojë zgjedhjet.

“Është gjë e mirë që është shqetësuar, por unë kam besuar se do t’i fitojmë”, tha Molliqaj në Klan Kosova.

Molliqaj ka theksuar se Kurti kishte biseduar me disa persona të tjerë brenda Vetëvendosjes dhe kishte thënë se unë kisha pretendime për të qenë kryetar i Vetëvendosjes.

“Këtë ma kanë thënë pas 6 muajsh diskutime. Albini nuk ma ka thënë mua personalisht por të tjerëve. Pas kësaj jam takuar me Albinin dhe i kam thënë se “nuk e shoh veten të denjë për me qenë përfaqësues i një subjekti si Vetëvendosje. Përveç teje i shoh edhe katër veta të tjerë si të denjë, më të përgatitur dhe më të guximshëm në këtë drejtim”, tha Molliqaj.

Ai tutje shtoi se nuk beson që Albin Kurti të ketë probleme personale me të dhe anasjelltas, duke thënë se ky problem është politik.

Molliqaj tutje ka shtuar se ka heshtur gjatë këtyre ditëve për dy arsye: e para se Vetëvendosje është subjekt që duhet ruajtur me çdo kusht dhe e dyta se njëri prej njerëzve të VV-së që është themeluesi i saj Albin Kurti është në burg dhe ka qenë jashtëzakonisht e vështirë që ky debat të bëhet në momentin kur ai ndodhet në burg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori