LAJMI I FUNDIT:

Mourinho rivalizon Perezin e Realit, bën gati 200 milionë për Allin

Mourinho rivalizon Perezin e Realit, bën gati 200 milionë për Allin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nuk do të lejojë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, t’ia rrëmbej nga duart yllin e Tottenhamit, Dele Alli.

Mesfushori anglez po shkëlqen me fanellën e skuadrës londineze dhe është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane që duan transferimin e tij.

Alli, pas dy golave të shënuara në Ligën e Kampionëve për Tottenhamin në fitoren 3-1 ndaj Real Madridit, është kthyer në krye të listës së blerjeve të Perez për verën e ardhshme.

Jeta e Dele Allit - Nga fëmijëria e vështirë me mama të alkoolizuar e baba milioner që nuk e deshi, deri te adaptimi dhe kthimi në një yll të madh futbolli (Foto)
Lexo po ashtu Jeta e Dele Allit - Nga fëmijëria e vështirë me mama të alkoolizuar e baba milioner që nuk e deshi, deri te adaptimi dhe kthimi në një yll të madh futbolli (Foto)

Si presidenti i Realit ashtu edhe trajneri Zinedine Zidane kanë rënë dakord se ata duhet ta sjellin Allin në Spanjë sa më shpejt që të munden.

Dele Alli duke festuar njërin nga golat ndaj Real Madridit (Getty Images)

Megjithatë, mediumi spanjoll Don Balon raporton se Mourinho është gjithashtu i interesuar për mesfushorin dhe dëshiron ta fitoj garën për shërbimet e tij.

Mediumi spanjoll thekson se Spursat duhet të tregojnë gatishmëri për të shitur, dhe Mourinho nuk ka shanse që të lejojë Realin t’ia rrëmbej nënshkrimin e mesfushorit para tij.

Reali ka gati një ofertë shokuese për dyshen e Tottenham
Lexo po ashtu Reali ka gati një ofertë shokuese për dyshen e Tottenham

Thuhet se trajneri portugez do të mbështetet nga bordi i Unitedit deri në 200 milionë euro në mënyrë që të tejkalojë Realin në çdo ankand për transferimin e Allit verën e ardhshme.

Por, thuhet se as Reali nuk do të qëndroj duarkryq dhe oferta e tyre pritet të jetë e ngjashme me atë të Unitedit, teksa mendohet futja në marrëveshje edhe e ish-yllit të tyre, Gareth Bale. /Telegrafi/