LAJMI I FUNDIT:

Jeta e Dele Allit – Nga fëmijëria e vështirë me mama të alkoolizuar e baba milioner që nuk e deshi, deri te adaptimi dhe kthimi në një yll të madh futbolli (Foto)

Jeta e Dele Allit – Nga fëmijëria e vështirë me mama të alkoolizuar e baba milioner që nuk e deshi, deri te adaptimi dhe kthimi në një yll të madh futbolli (Foto)

Harry Kane mund t’i marr duartrokitjet, por të mërkurën mbrëma Tottenham Hotspur kishte një tjetër yll që shkëlqeu ndaj Real Madridit.   

Ai quhet Bamidele Jermaine Alli – i njohur si Dele, ndërsa kishte munguar në ndeshje e zhvilluar në Santiago Bernabeu, shkaku i suspendimit.


“Ai është një lojtar me agresivitet ofenziv, sulmon zonat dhe di të jetë shumë i rrezikshëm’, ka thënë pas ndeshjes Mauricio Pochettino.

“Ai e kupton shumë mirë lojën, dhe ka mentalitet e vetëbesim”.

Festa e Dele Allit pas golit/Getty Images)

Pot jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë e bukur sikurse që është tani. Arsyeja pse Dele nuk e mban mbiemrin e familjes së tij në fanellë për shumë kë ka qenë e paditur.

Pas një fëmijërie të vështirë, ai tani është duke i shqyrtuar marrëdhëniet me familjen e tij.

Në moshën 13 vjeçare, ai u largua nga shtëpia që të jetojë në një familje që e adaptoi, për ta larguar nga rruga dhe vendi që i sillte gjithmonë probleme.

Kehinde dhe Denise, janë prindërit biologjik të Allit dhe ishin njohur në një klub natë.  Pas një kohë të shkurtër që qëndruan së bashku, lindën një djalë që quhej Dele. Ai ishte fëmija i tretë i Denises, me tre baballarë të ndryshëm.

Në moshë të re u spikat si talent i madh

Kehinde, është një princ milioner nga Nigeria, dhe dëshironte të qëndronte fillimisht me djalin e tij. Por pas një jave ai u largua drejt SHBA-së. Ai u kthye pas tetë viteve dhe e mori djalin e tij të jetojë në Nigeri.

Dele Alli ka shënuar edhe jashtë fushe, kjo është e dashura e tij superseksi (Foto)
Lexo po ashtu Dele Alli ka shënuar edhe jashtë fushe, kjo është e dashura e tij superseksi (Foto)

Një adaptim shumë i vështirë për të riun, pasi duhet të njihej me një kulturë të re dhe jetë ta panjohur për të. Pas një kohe ai me babanë e tij kaloi të jetojë në Houston, duhet bërë që ai të rritej duke udhëtuar, sa andej sa kundjes.

Pasi ishte një djalosh me të ardhme në futboll, ai vendosi të kthehet në Angli, për të tentuar për një karrierë profesionale.

Fëmijëria e komplikuar 

Fillimisht Alli u kthye të jetoj në Milton Keynes të mamaja e tij. Denise kishte probleme të mëdha me alkoolin, duke bërë që Dele të kthehej në një fëmijë rrugësh dhe shoqërohej edhe me njerëz të rritur.

Për herë të parë, jeta e tij rrezikohej nga droga dhe armët. Është një periudhë që ai nuk dëshiron ta bisedojë me të tjerët.

Atë që e bëri Dele Alli në LP për 63 ndeshje - e kishin ëndërr Rooney, Gerrard, Lampard e Scholes
Lexo po ashtu Atë që e bëri Dele Alli në LP për 63 ndeshje - e kishin ëndërr Rooney, Gerrard, Lampard e Scholes

Kur çështja e mamasë së tij, Denises, u thelluan me drogën dhe alkoolin, shërbimet sociale ndërhyn. Alli u hoq nga ajo shtëpi dhe u vendos në kujdesin e Alan dhe Sally Hickford.

Mamaja e tij e kujton me foto

Më në fund ai gjeti një atmosferë të favorshme për karrierën e tij të futbollit që filloi aty. Në moshën 14 vjeçare, ai u bashkua me Milton Keynes Dons. Ai me ekipin e parë debutoi në moshën 16 vjeçare. Ai debutoi në ndeshjen ndaj Cambridge Cityt në FA Kupë e cila u mbyll 0-0.

Aty filloi gjithçka, pasi në ndeshjen kthyese skuadra e tij fitoi 6-1 me Allin që e kishte shënuar golin e parë.

Dele Alli pjesë e MK Dons Getty Images)

Nga aty filloi edhe rritja e tij e madhe.

Në dimrin e vitit 2015, Tottenhami ndau 7 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij. Debutimi me skuadrën e njohur angleze erdhi një vit më vonë.

Dele Alli trofe me MK Dons /Getty Images)

Në më pak se tre kampionate të luajtura ai sot ka 108 ndeshje, ku ka shënuar 37 gola dhe ka dhënë 25 asistime.

Ai e ka një vend të sigurt në Kupën e Botës me Anglinë e tij.

U21: Formacioni më i mirë në top pesë ligat evropiane në sezonin 2016/17 (Foto/Video)
Lexo po ashtu U21: Formacioni më i mirë në top pesë ligat evropiane në sezonin 2016/17 (Foto/Video)

“Ne nuk i duam paratë tuaja”, i kishte thënë nëna e tij, në një përpjekje të fundit për tu pajtuar me djalin e saj, që tani është një super yll i futbollit.

Dele Alli tani po kthehet lider te Tottenham Hotspur dhe Anglia /Getty Images)

Prindërit e Allit që prej asaj kohe janë ribashkuan dhe po përpjekën që të kthejnë lidhjen me djalin tyre.

Aktualisht ai nuk e mban emrit Bamidele Jermaine Alli. Tani, ai thjesht është Dele. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori