LAJMI I FUNDIT:

Filmat më provokues që janë kritikuar për përmbajtje të tepruar erotike (Foto/Video)

Filmat më provokues që janë kritikuar për përmbajtje të tepruar erotike (Foto/Video)

Skenat seksuale thuajse janë të rregullta nëpër filma, mirëpo ekzistojnë disa filma që kanë përmbajtje të tepruar erotike, apo filma që e kanë për bazë eksplorimin e marrëdhënies seksuale ndërmjet protagonistëve.

Skenat e tilla shpesh marrin kritika, por përkundër kësaj, shikueshmëria e këtyre filmave është shumë e madhe dhe ata arrijnë sukses në shitjen e biletave nëpër kinematë botërore.

Telegrafi jua sjell më poshtë disa prej filmave që konsiderohen si projekte me përmbajtje seksualisht provokuese të tepruar.


Last Tango in Paris (1972)

(Foto: Getty Images)

Filmi francezo-italian me Marlon Brandon dhe Maria Schneiderin në rolet kryesore, përqendrohet te një çift që krijon një lidhje anonime seksuale në një banesë në Paris. Vënia në pah e dhunës seksuale (dhe përdorimi i gjalpit si lubrifikues), nxiti kundërthënie të shumta.

Risky Business (1983)

(Foto: Warner Bros.)

Tom Cruise kryen marrëdhënie seksuale me një prostitutë në një tren të braktisur në Chicago. Rebecca De Mornay është aktorja që luan rolin e femrës protagoniste në këtë film.

9½ Weeks (1986)

(Foto: MGM)

Filmi me Mickey Rourke dhe Kim Basinger në rolet kryesore, është përplot skena eksplicite. Disa nga skenat shoqërohen me fjalë ofenduese, por edhe me përdorim të dhunës.

Henry & June (1990)

(Foto: Universal)

Henry & June ka qenë filmi i parë që është vlerësuar me NC-17 nga MPAA (që së fundmi është zëvendësuar me vlerësimin X). Filmi është bazuar në jetën seksuale ndërmjet Anais Nin, autorit të famshëm, Henry Miller dhe gruas së tij, June Miller. Rolet kryesore në këtë film i luajnë Fred Ward, Maria de Medeiros dhe Uma Thurman.

https://www.youtube.com/watch?v=78FMYn-96oE

Basic Instinct (1992)

(Foto: TriStar Pictures)

Skena e kryqëzimit të këmbëve nga Sharon Stone ka hyrë në histori të kinematografisë, si një prej xhirimeve më provokuese që janë bërë ndonjëherë. Edhe protagonisti kryesor, Michael Douglas, është i përfshirë në skena seksuale tejet eksplicite.

Boogie Nights (1997)

(Foto: New Line Cinema)

Mark Wahlberg luan rolin e një ylli pornografik në filmin me përmbajtje erotike. Julianne Moore, Burt Reynolds, Don Cheadle, John C. Reilly, William H. Macy, Philip Seymour Hoffman dhe Heather Graham, janë yjet tjera që luajnë në këtë film.

Eyes Wide Shut (1999)

(Foto: Getty Images)

Filmi i Stanley Kubrick, me Nicole Kidman dhe Tom Cruise në rolet kryesore, përmban shumë skena seksuale (reale dhe fantazi), si dhe një orgji, duke bërë që filmi të përfshihej në projektet me përmbajtje erotike.

Y Tu Mama Tambien (2001)

(Foto: IFC Films)

Gjatë një udhëtimi, dy të rinj spontanisht vendosin të përfshihen në një marrëdhënie seksuale me një femër më të madhe në moshë gjatë një u

Secretary (2002)

(Foto: Lionsgate)

Edhe filmi “Secretary”, po ashtu shqyrton kufijtë ndërmjet kënaqësisë dhe dhimbjes. Pas një gabimi të karakterit të Maggie Gyllenhaal, ajo shijon një shuplakë në të pasme nga protagonisti që e luan James Spader. Nga ky moment nis raporti sado-mazohist mes tyre.

Black Swan (2010)

(Foto: Fox Searchlight)

Natalie Portman fitoi çmimin Oscar për rolin e saj në “Black Swan”, mirëpo bujë më të madhe bëri skena halucinative ndërmjet saj dhe Mila Kunisit, dhe një sekuencë masturbimi.

https://www.youtube.com/watch?v=gtUqq8_bYys

Nymphomaniac (2013)

(Foto: Zentropa Entertainments)

Filmi me dy pjesë i Lars von Trier është publikuar në dy formate: versionin origjinal me skena të rënda dhe versioni më i butë. Derisa disa e kanë konsideruar si një film pornografik, të tjerët e kanë vlerësuar për eksplorimin e seksualitetit femëror.  Charlotte Gainsbourg luan rolin kryesor në këtë film.

Blue Is the Warmest Color (2013)

(Foto: Wild Bunch)

Filmi romantik francez fillimisht bëri bujë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe pastaj nëpër kinema, për shkak të skenave eksplicite lesbike ndërmjet dy femrave të reja.

Gone Girl (2014)

(Foto: 20th Century Fox)

Vetëm disa muaj para se të dilte “Fifty Shades of Grey”, “Gone Girl” e shokoi publikun me një skenë brutale dhe të përgjakshme seksuale. Ben Affleck, Rosamund Pike dhe Neil Patrick Harris, janë protagonistët kryesore të këtij filmi.

https://www.youtube.com/watch?v=6YS2NADEqw8

Fifty Shades of Grey (2015)

(Foto: Universal Pictures)

Publiku ishte kurioz të dinte se si është ekranizuar libri me të njëjtin emër. Filmi me përmbajtje erotike rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm në ‘box-office’. Tashmë është lansuar edhe “Fifty Shades Darker” (2017), kurse në vitin e ardhshëm do të vijë “Fifty Shades Freed”. Dakota Johnson dhe Jamie Dornan, janë dy protagonistët kryesor të filmit, ndërsa në të është paraqitur edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Kalo në kategori