LAJMI I FUNDIT:

Tare: FSHF ka nevojë për figura të reja, një ditë do të kontribuoj në futbollin shqiptar

Tare: FSHF ka nevojë për figura të reja, një ditë do të kontribuoj në futbollin shqiptar
duing the UEFA Champions League qualifying round play off first leg match between SS Lazio and Bayer Leverkusen at Olimpico Stadium on August 18, 2015 in Rome, Italy.

Igli Tare është vlerësuar sërish si një nga drejtuesit më të suksesshëm të Serisë A. Por, a do të kthehet ai një ditë në Tiranë për të sjellë këtë eksperiencë.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, ish-sulmuesi kuqezi ka folur për planet e tij, duke lëshuar akuza të forta për ndeshjet e paracaktuara të kampionatit shqiptar. Ndërkohë që ka kërkuar ndryshime në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.


(Foto: Getty Images)

I pyetur se cilat janë objektivat e tij për të ardhmen, pas arritjeve si futbollist dhe tash si drejtor i një klubi si Lazio, ai ka thënë se gjithmonë mendon për diçka më shumë.

Tare shpallet drejtori sportiv më i mirë në Itali
Lexo po ashtu Tare shpallet drejtori sportiv më i mirë në Itali

“Objektivat janë gjithmonë pa limit. Ajo që duket e paarritshme, falë punës bëhet gjithmonë e arritshme. Do të kisha shumë dëshirë që ta ngrija nivelin e kësaj skuadrës për të arritur objektivat tonë që të shkojnë në Ligën e Kampionëve dhe mbi të gjitha për të luftuar këtë vit në Ligën e Evropës. Për të qenë protagonistë këtë vit dhe ndoshta edhe për ta fituar”, është shprehur ai.

Se a e sheh veten si opsion për të ardhmen për të qenë drejtues i FSHF-së, Tare ka deklaruar: “Për të ardhmen, ndoshta po. Për momentin jo, sepse e ndjej veten akoma shumë të lidhur me fushën, me skuadrën, me futbollin e përditshëm. Kjo është diçka që më mban gjallë. Një ditë do të doja më shumë dëshirë që ta jepja kontributin edhe për futbollin shqiptar”.

(Foto: Getty Images)

Këshillat e tij për drejtuesit aktual të futbollit shqiptar: “Ajo që ka nevojë futbolli shqiptar është fakti që duhet të bëjë një ndryshim. Do të ishte shumë gjë e mirë për futbollin shqiptar në drejtimin e federatës. Nuk kam asnjë lloj polemike, por është diçka që do ta ndihmonte shumë edhe si lëvizje”.

“Ndoshta me figura të reja që kanë motivim dhe dëshirë për ta çuar akoma më lart punën e njerëzve që kanë punuar deri më sot. Do të ishte diçka pozitive”. /TCH/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori