LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e tretë rresht për Cavs, humbje për Spurs – triumf për OKC dhe Philadelphian (Video)

Fitorja e tretë rresht për Cavs, humbje për Spurs – triumf për OKC dhe Philadelphian (Video)

Cleveland Cavaliers ka arritur për herë të parë këtë sezon një ecuri prej tri fitoresh pas triumfit ndaj Charlotte Hornets me rezultat 115-107.

As 22 pikë të Kidd – Gilchrist dhe 20 pikët e Walkerit nuk i mjaftuan Charlottes të triumfojë në shtëpi ndaj Cavs.


Te Cavs si zakonisht mbreti LeBron James shënoi 31 pikë, pasuar nga Kevin Love me 22 pikë.

Minnesota arriti të ndërpresë serinë negative prej 12 ndeshje pa fitore ndaj San Antonio Spurs në shtëpi me rezultat 98-86.

Shkëlqyen Towns me 26 pikë dhe Teague me 16 pikë, kurse te teksanët u dallua LaMarcus Aldridge me 15 pikë e 10 kërcime.

Philadelphia mposhti 115-109 skuadrën e Los Angeles Lakers në Staples Center, falë një Joel Embiid fenomenal.

Embiid pati mbrëmjen e karrierës me 46 pikë, 15 kërcime e 7 asistime, kurse te Lakers shkëlquen Ingram me 26 pikë e 11 kërcime dhe Kuzma me 24 pikë e 7 kërcime.

Oklahoma City e la me shtatë pikë në çerekun e parë Chicago Bulls në fitoren prej 92-79 në Quicken Loans Arena.

Westbrook me 21 pikë shkëlqeu në këtë takim duke vazhduar serinë pozitive të OKC.

Pas mbrëmjes të mërkurën në konferencën Lindore fillon ngritjen Cleveland, ku me dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme mund të ngjitet në vendet e para në tabelë, kurse te konferenca Perëndimore është Oklahoma që ka filluar të ngritet në klasifikim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori