Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe një herë ia ka bërë të ditur Serbisë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe kjo gjë nuk mund të ndryshoj.
Çitaku po ashtu në këtë mbledhje e cila është duke u mbajtur, ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që UNMIK-ut tashmë i ka kaluar mandati dhe se siç deklaroi Çitaku, Kosova tashmë është e lirë dhe e sigurt dhe se misioni paqeruajtës i UNMIK-ut, nuk është i vlefshëm më, raporton “Zeri.info”.
Ambasadorja Çitaku po ashtu, kërkoi nga udhëheqësi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që këto mbledhje të mos mbahen çdo tre muaj pasi që sipas saj, kjo është humbje kohe.
Një pjesë të deklaratës së ambasadores Çitaku:
Qindra mijëra refugjat dhe qindra të tjerë që janë zhvendosur janë kthyer në shtëpitë e tyre, por kishin shumë më shumë se sa shpresë, kishin ndihmën tuaj dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.
Ky vend për ne është shumë i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ta parë për ta keqpërdorur me gjëra të cilat nuk janë të vërteta…. Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe kjo nuk o të ndryshoj kurrë dhe për këtë është paguar mjaftë shumë…. ne e dimë që në do të vazhdojmë dhe do të kemi sfida… historia nuk do të kthehet prapa.
Dhe ne nuk do të heqim dorë të që jemi pjesë e vendeve anëtare të botës dhe ne nuk po kërkojmë më shumë vetëm se të jemi të barabartë me shtetet e tjera….. UNMIK-u nuk është mision paqeruajtës. Kosova është e pavarur dhe e sigurt. A nuk i ka kaluar ky mandat që një vit… Në më pak se 6 muaj Kosova organizoi edhe zgjedhjet parlamentare edhe lokale. Dalja ka qenë shumë e madhe në komunat e banuara me serbë. Ne nuk po heqim dorë dhe besojë që shumë shpejt Kosova do ta ketë fitoren…Kjo nuk do të ishte fitore ndaj Serbisë, por fitore ndaj të drejtës që i takon.
Armata e Kosovës do të jetë një ushtri moderne.
Dua të ju risigurojë se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodhë kur nuk pajtohemi me njëri tjetrin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë