Katër seanca janë mbajtur deri më tash, ndonëse Kuvendi i ri është konstatuar qe 66 ditë. Përfaqësues të opozitës fajin për këtë po ia hedhin kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, pasi që ai ka lënë anash Kuvendin dhe është duke u marrë me fushatë zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen më 19 nëntor
Katër seanca mbetet numri i seancave të mbajtura nga Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi i tij qysh prej 66 ditësh. Pavarësisht faktit që ndërkombëtarët kanë kritikuar këtë gjë, zgjedhjet lokale që do të mbahen javën e ardhshme kanë lënë përsëri peng mbajtjen e seancave të Kuvendit, që pritet ta vazhdojë punën vetëm pas këtyre zgjedhjeve.
Deputet të Kuvendit, si ata të pozitës, ashtu edhe ata të opozitës së vendit, konsiderojnë se kjo “mospunë” e Kuvendit po bëhet për shkak se partitë në pozitë po mundohen t’i fshehin forcat reale politike në Kuvend. Arsyeja tjetër se pse Kuvendi nuk po mblidhet, sipas tyre, është pikërisht kryetari i Kuvendit, i cili, siç vlerësojnë ata, është duke u marrë me fushatë dhe me zgjedhje, duke harruar kështu punët e tij si kryetar i Kuvendit.
Ndërsa analistët e vendit thonë se mosmbajtja e seancave plenare të Kuvendit po i shkakton vendit vonesa, gjë që po i dëmtojnë ligjet që po presin për procedim në Kuvend.
Halil Matoshi, zëdhënës i Qeverisë, thotë se Qeveria po punon me dinamikën e saj dhe është normale që Qeveria ta përcaktojë veprimin e saj në interes të qytetarëve.
“Qeveria punon me dinamikën e saj dhe projektligjet i procedon sipas kësaj dinamike të përcaktuar dhe programit qeverisës. Është e natyrshme që Qeveria ta përcaktojë veprimin e saj konform platformës dhe programit dhe në interes të vendit e të qytetarëve të tij”, tha ai.
Shqipe Pantina, deputete nga lëvizje “Vetëvendosje”, thotë se ky problem i mospunës së Kuvendit është i njëjtë me atë gjatë legjislaturës së Kosovës, gjë e cila po ndodh për shkak se partitë në pozitë të vendit po mundohen t’i fshehin forcat reale politike në Kuvend.
“Është duke u përsëritur problemi i njëjtë sikur në legjislaturën e kaluar, kur Kuvendi mblidhej shumë rrallë dhe pastaj seancat stërngarkoheshin me pikat të rendit të ditës, dikur në 20 apo 30 pika e kjo mendoj unë që bëhej për dy arsye: e para, për ta shmangur sa më shumë kohën e deklarimeve ku deputetët kërkojnë llogari nga Qeveria dhe përgjegjësi për punët e moskryera dhe e dyta, bëhet për t’i fshehur forcat reale politike që janë në Kuvend”, ka thënë Pantina. /Zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
Bujar Osmani: Qytetarët janë të lirë të vendosin vetë për zgjedhjet presidenciale
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Ndalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'