LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Xavi pensionohet në fund të këtij sezoni

Zyrtare: Xavi pensionohet në fund të këtij sezoni

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez do të përfundojë karrierën e tij si futbollist aktiv në fund të sezonit aktual dhe synon të fillojë me një rol trajneri në të ardhmen e afërt.  

37-vjeçari spanjoll ka luajtur për klubin Al Sadd të Katarit që nga përfundimi i magjisë së tij prej dy dekadash në Camp Nou – ku ai kishte një karrierë të shkëlqyeshme duke përfshirë katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe shumë tjerë në La Liga.

Megjithatë, koha e Xavit duket se ka praruar me spanjollin, i cili ka lajmëruar se do të pensionohet në fund të këtij sezoni aktual.


“Ky do të jetë sezoni im i fundit si futbollist”, ka thënë fillimisht Xavi për Diario Sport.

Xavi duke quar trofeun e fundit me Barcelonën (Getty Images)

“Kam pasur plan për të fituar licencën time të trajnerit, pasi kur të dal në pension për të më lejuar të vazhdoj në këtë lojë dhe të jem trajner”.

“Kam vënë re se ka pasur një rënie në stërvitjen time dhe pas ndeshjeve tani ndjehem më i lodhur dhe koha ime e riaftësimit po rritet”.

“Kam gëzuar shumë fat në karrierën time duke shmangur lëndimet, por pas shumë viteve të mrekullueshme besoj se tani po i vjen fundi”, përfundoi spanjolli magjik.

Xavi fitoi 31 tituj në të gjithë karrierën e tij si për Barçën dhe për Spanjën – të cilët i ndihmoi me tre tituj të mëdhenj ndërkombëtarë, si Kupa e Botës dhe Kupa e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori