Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ministrin për Evropë dhe Amerikë të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Presidenti Thaçi i shprehu mirëseardhje dhe theksoi se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, për njohjen e Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Pavarësia e Kosovës mban edhe vulën e madhe të Londrës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, ministri për Evropë dhe Amerikë i Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, u shpreh se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për rajonin, pavarësisht marrëdhënies së Londrës me Brukselin.
“Dëshirojmë rajon që jeton në paqe e stabilitet”, u shpreh Duncan.
Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe dialogut në rajon, si dhe punon për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë, përfshirë edhe Serbinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë
Çka fitojnë shqiptarët nga qeveria e re në Maqedoni të Veriut?
Trafikimi me qenie njerëzore, DASH del me rekomandime për Kosovën
Aksion i madh i Inspektoratit në disa qytete: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë