LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i Kosovës për vizitë në KiE, Bogujevci: Rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit, rrugë njëkahëshe

Delegacioni i Kosovës për vizitë në KiE, Bogujevci: Rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit, rrugë njëkahëshe

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, dhe në përbërje të anëtarëve, Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, ka takuar sot presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se në takim nënkryetarja Bogujevci falënderoi presidentin Theodoros Rousopoulos për lidershipin dhe angazhimin e tij shumë efektiv, si dhe për votën dhe mbështetjen e madhe që iu dha Kosovës në votimin në Asamblenë Parlamentare.

“Nënkryetarja Bogujevci theksoi se tanimë rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit është rrugë njëkahëshe dhe se ka mbetur vetëm edhe një hap për t’u përmbyllur një mision, që është fisnik e i drejtë për qytetarët e Kosovës, pa dallim. Tutje, ajo tha se bashkëpunimi i Republikës së Kosovës me këtë institucion do të vazhdojë të thellohet, në veçanti do të intensifikohet pas anëtarësimit që presim të ndodhë me një vendim të drejtë të Komitetit të Ministrave”, thuhet në komunikatë.


Ndryshe, delegacioni gjatë këtij sesioni do të zhvillojë takime edhe me personalitete dhe anëtarë të delegacioneve të tjera pjesëmarrëse, si dhe takime me krerët e Grupeve Politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Drejtësi
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Lajme
Kalo në kategori