LAJMI I FUNDIT:

Wilder bombardon Stiverne me nokaut teknik që në raundin e parë, tani sytë nga Joshua për t’i treguar botës se ai është më i miri (Foto/Video)

Wilder bombardon Stiverne me nokaut teknik që në raundin e parë, tani sytë nga Joshua për t’i treguar botës se ai është më i miri (Foto/Video)
Deontay Wilder në aksion (Getty Images)

E gjithë vëmendja e kësaj jave për adhuruesit e boksit ishte në Brooklyn të New Yorkit, kjo pasi qyteti amerikan ishte nikoqir i duelit mes Deontay Wilder dhe Bermane Stiverne.

Wilder është kampion aktual në WBC për pesha të rënda dhe arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të 2015 po ndaj Stiverne.


Deontay Wilder pasi rrëzoi për herë të fundit Bermane Stiverne në raundin e parë. Foto: Getty Images

32-vjeçari ashtu edhe siç pritej e fitoi meçin kundër Stiverne, por për dallim nga hera e parë (janar 2015) e bëri me nokaut, ashtu siç edhe premtoi.

Deontay Wilder gjatë futjes në ring, nuk e quajnë kotë “Bombarduesi i Artë”. Foto: Getty Images

Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, të vetmin qe e ka me pikë, është ai ndaj Stiverne tre vite më parë. Kjo është edhe arsyeja e re-meçit, amerikani dëshironte t’i tregonte botës se herën e parë kundërshtari shpëtoi befasisht nga nokauti, transmeton Telegrafi.

Momenti kur gjyqtari e largoi Deontay Wilder, kjo pasi arri ta rrëzojë për herë të tretë Bermane Stiverne në raundin e parë. Foto: Getty Images

Ecuria e meçit Wilder (201 centimetra i gjatë dhe 99,7 kilogram i rëndë) vs Stiverne (188 centimetra i gjatë, 115 kilogram i rëndë):

Pasi Deontay Wilder e rrëzoi tre herë Bermane Stiverne nuk arrinte të ecte në këmbët e veta. Foto: Getty Images

Raundi 1: Wilder e filloi meçin me disa gjuajte të lehta me të majtën, pot pasi kaloi një minutë i plotë filloi të gjuajë fuqishëm dhe me të djathtën. Ferri për Stiverne erdhi në minutën e fundit ku pësoi tri nokdaune radhazi dhe mbeti i shtrirë, duke mos mundur ta vazhdojë përballjen.

Fituesi: Wilder me nokaut teknik

Më poshtë keni video dhe foto nga meçi. /Telegrafi/

Deontay Wilder duke pozuar me titullin pas fitores ndaj Bermane Stiverne në Barclays Center (Brooklyn Boroug, New York City). Foto: Getty Images

Deontay Wilder me mendje te Joshua pas fitores me nokaut teknik në rundin e parë ndaj Bermane Stiverne. Foto: Getty Images

Shikimi i Deontay Wilder në Bermane Stiverne në minutën e parë e tregon edhe superioritetin e tij në ring. Foto: Getty Images

Deontay Wilder duke festuar triumfin e madh ndaj Bermane Stiverne dhe mbrojtjen e titullit WBC. Foto: Getty Images

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori