LAJMI I FUNDIT:

“Bashkimi me Juventusin dëmtoi njerëzit afër meje”

“Bashkimi me Juventusin dëmtoi njerëzit afër meje”
CARDIFF, WALES - JUNE 03: Dani Alves of Juventus goes down in pain during the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Dani Alves ka thënë se bashkimi me Juventusitn i ka dëmtuar njerëzit përreth tij.

Mbrojtësi u bashkua me Bianconerët në verën e vitit 2016 pasi u largua nga Barcelona, ​​por aty kaloi vetëm një sezon dhe pastaj kaloi në Saint-Germain.


“Largimi nga Juve ishte një kombinim i disa faktorëve”.

“Unë kam shumë miq në PSG, partnerja ime kishte jetuar në Paris dhe ajo e adhuron qytetin. Klubi ka ambicie të madhe për të evoluuar dhe për t’u bërë më i madh”.

Dani Alves tani te PSG (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Sigurisht, unë isha hipnotizuar nga ideja që të punoja sërish me Pep Guardiolan edhe një herë. Unë u hipnotizova nga ai dhe nuk shikoja opsionet tjera”.

“Isha afër Liverpoolit, Chelseat e Real Madridit”
Lexo po ashtu “Isha afër Liverpoolit, Chelseat e Real Madridit”

“Një herë kisha marr vendim që të bashkohem me Juventusin pa shikuar përreth dhe kjo ka dëmtuar disa njerëz të afërt me mua”.

Alves te Juventusi pati një sezon të mirë (Getty Images)

“Nuk ishte shumë e lehtë të gjeja një fluturim nga Torino për të parë fëmijët e mi në Barcelonë. Për partneren time, ishte e vështirë për të gjetur punë, pasi për të nuk kishte shumë në Torino”.

“Kjo ka bërë që ta zgjedh Parisin para Mançesterit në këtë rast. Unë nuk e fsheh admirimin tim për Pepin dhe vullnetin tim që të luaj në Ligë Premier në të ardhmen”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Bardh Maxhuni
Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Liga e Kampionëve
Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Përfaqësueset
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

La Liga
Kalo në kategori