LAJMI I FUNDIT:

“Isha afër Liverpoolit, Chelseat e Real Madridit”

“Isha afër Liverpoolit, Chelseat e Real Madridit”
GLASGOW, SCOTLAND - SEPTEMBER 11: Dani Alves of PSG and team mates arrive prior to a Paris Saint-Germain press conference ahead of the UEFA Champions League Group B match against Celtic at Celtic Park on September 11, 2017 in Glasgow, Scotland. (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)

Dani Alves e ka pranuar se ka pasur marrëveshje me Liverpoolin në vitin 2006, por ai ende shpreson që do të luajë një ditë në Ligën Premier. 

Braziliani tregon se në kohën kur ishte te Sevilla shumë klub të mëdha ishin vënë pas tij.


Liverpooli ishte shumë afër që të nënshkruajë me lojtarin, or nuk e bëri, e pas dy vitesh ai u bashkua me Barcelonën.

“Kam pasur marrëveshje me Liverpoolin. Por për një arsye që nuk e di unë marrëveshja në fund dështoi, dhe unë nuk isha i involvuar në bisedime”.

Dani Alves te PSG /Getty Images)

“Kam pasur tjerë njerëz që kanë punuar për mua atëherë. E njëjta gjë ndodhi më vonë me klub si Chelsea dhe Real Madrid”.

“Natyrisht, pastaj të gjitha zhvillimet shkuan në të mirë të Barcelonës, por gjithashtu edhe për mua, pasi e isha në gjendje ta shkruaj një histori mahnitëse në Camp Nou “.

Alves ishte edhe një herë shumë i lidhur me një lëvizje në Angli gjatë kësaj verës, me Manchester City që e kërkonte.

Alves te Barcelona

Por gjigantët francez të Paris Saint-Germain, i mposhtën të gjithë duke e marr falas nga Juventusi.

Ai ka një kontratë të vlefshme për dy vite te PSG, por ka dëshirë që të luajë një ditë në Ligën e Kampionëve.

“Unë ende e kam këtë ambicie. Por nuk e di nëse do të ndodhë. Unë mendoj se ka shumë gjëra për të bërë këtu te PSG”, ka thënë Alves. /Telegrafi/