LAJMI I FUNDIT:

”Për ripërtëritje të 26 akseve rrugore në Maqedoni do të investojmë 86 milionë euro”

”Për ripërtëritje të 26 akseve rrugore në Maqedoni do të investojmë 86 milionë euro”

Tetëdhjetë e gjashtë milionë euro do të investohen në ripërtëritje të 26 akseve rrugore, një pjesë autostrada, ndërsa pjesa më e madhe akse rajonale, në gjatësi të përgjithshme prej 420 kilometrave, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Rikonstruksioni i rrjetit rrugor do të zhvillohet në dy vitet e ardhshme. “Pjesën më të madhe të këtyre rrugëve i kemi premtuar në programin tonë, ndërsa një pjesë janë të reja, për të cilat kemi siguruar mjete nga institucione ndërkombëtare financiare”, tha Sugareski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Me ciklin investues për ripërtëritje të rrugëve është parashikuar ripërtëritje e akseve të autostradave Milladinovc-Petrovec në gjatësi prej tetë kilometrave, me vlerë të vlerësuar prej 1,5 milionë eurove, Hipodrom-Petrovec dhe Milladinovc-Hipodrom nga të cilat akse do të ripërtërihen nga 10 kilometra me investim prej nga 4 milionë euro.

Siç informoi Sugareski, do të zgjerohet korsia e majtë dhe do të riparohen dy korsitë në rrugën Katllanovë-Petrove në gjatësi prej 6,5 kilometra me vlerë të vlerësuar prej 5 milionë eurove, ndërsa nga 6 milionë euro, do të investohen për ripërtëritje të 18 kilometrave nga rruga Probishtip – Krupishtë dhe në korsinë e tretë në aksin rrugor gryka Faroshka – Prilep në gjatësi prej 23 kilometrave. Katër milionë euro do të arrijë rikonstruksioni i 20 kilometrave nga aksi rrugor hanet e Mavrovës – Zhirovnicë, ndërsa 3 milionë euro në rrugën Shtip-Radovish në gjatësi prej 20 kilometrave. Do të ripërtërihen edhe 13 kilometra nga rruga Krivogashtan-Krushevë (dy milionë euro), 16 kilometra nga aksi Karpallak-Zhelinë (2,5 milionë euro).


Tre milionë, sipas paralajmërimi, do të investohen për rindërtimin e rrugës Shkup-Bllacë në gjatësi prej 12,5 kilometrave, Kriva Pallankë – Rankovce në gjatësi prej 21 kilometrave dhe Podmolje-Strugë-Qafë Thanë në gjatësi prej 19 kilometrave. Është paralajmëruar edhe rindërtimi i rrugës Kumanovë-Sveti Nikollë në gjatësi prej 18 kilometrave, dhe Krushevë-Demir Hisar, në gjatësi prej 24 kilometrave, në të cilat rrugë do të investohen 3,5 milionë euro për rindërtimin e 20 kilometrave të rrugës Kumanovë-Veles janë parashikuar 3,2 milionë euro.

Në planet për riparime janë edhe akset rrugore Veles-Negotinë-Demir Kapi në gjatësi prej 25 kilometrave dhe vlerë e përllogaritur prej 4 milionë eurove, Drugovë -Demir Hisar në gjatësi prej 42 kilometrave dhe në prej vlerë 7,5 milionë euro. Rruga Kërçovë-Makedonski Brod në gjatësi prej 25 kilometrave gjithashtu pjesë e paketës së planifikuar për rindërtim ku do të investohen pesë milionë euro. Siç theksoi Sugareski, përcaktimi programor i Qeverisë është përmirësim cilësor i rrjetit rrugor në Maqedoni dhe ngritje e sigurisë së rrugëve në nivel më të lartë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori