LAJMI I FUNDIT:

Katalonasit nuk hapin rrugë, Puigdemont drejt burgut

Katalonasit nuk hapin rrugë, Puigdemont drejt burgut

Spanja përgatitet të vërë në zbatim masat ekstreme të kësaj fundjave, të cilat do ta shikojnë Madridin zyrtar të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonisë e të largojë nga posti presidentin e saj, Carles Puigdemont.

Shkarkimi nuk është problemi i vetëm me të cilin ndeshet firmëtari i deklaratës së Pavarësisë: Puigdemont dhe zyrtarë të tjerë katalanas përballen me akuza penale e ndoshta edhe burgun, një lëvizje kjo që mund të çojë drejt protestash masive.


Vendosja e përkohshme e kontrollit të qeverisë qendrore çon drejt zëvendësimit të gati 150 ministrave rajonalë, një pjesë e të cilëve zotohen të vazhdojnë punën e të shpërfillin vendimin e Spanjës.

Si Puigdemont, ashtu dhe zëvendësi i tij Oriol Junqueras e kanë bërë të qartë se nuk pranojnë urdhrat e Madridit dhe thonë se nga zyrat e tyre, do të mund t’i largojnë vetëm qytetarët e Katalonjës.

Ky dhe është momenti më i vështirë për liderin katalanas: Nëse refuzon largimin, ai rrezikon prangosjen dhe gjykimin në bazë të akuzave për rebelim. Dënimi maksimal në një rast të tillë është 30 vjet heqje lirie.

Mëngjesin e së hënës, prania policore përpara ndërtesës së qeverisë katalanase, ishte e lartë. Kryeprokurori i Spanjës është duke përgatitur padinë për cilindo zyrtar që supozohet të ketë shkelur ligjet vendase me shpalljen e Pavarësisë pas referendumit të cilësuar të Paligjshëm nga Gjykata e Lartë e Spanjës.

Madridi urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të reja rajonale në 21 dhjetor, në të cilat Puigdemont mund të kandidojë, por vetëm nëse nuk ka përfunduar ndërkohë prapa hekurave.

Ministri i Jashtëm spanjoll Alfonso Dastis u përpoq të sqaronte se qeveria nuk po përpiqet t’ia heqë Katalonisë autonominë, por me veprimet e saj, në fakt po ia rikthen atë. Lëvizja e Madridit prek rreth 200.000 punonjës të administratës publike në rajon.

Përpara ortekut të zhvillimeve që sollën aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës për herë të parë në historinë e vendit, Katalonja kishte nivelin ndoshta më të lartë të vetë-qeverisjes në të gjithë Spanjën.

Në trend Botë

Më shumë
Policia bastis zyrat e Parlamentit të BE-së në hetimin për

Policia bastis zyrat e Parlamentit të BE-së në hetimin për "Russiagate"

Evropa
Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Evropa
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Një rreshtim i rrallë i gjashtë planetëve do të vijë së shpejti - çfarë do të thotë kjo për Tokën?

Një rreshtim i rrallë i gjashtë planetëve do të vijë së shpejti - çfarë do të thotë kjo për Tokën?

Botë
Kalo në kategori