Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili që prej datës 11 tetor janë të shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia si autorë të dyshuar të vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qytetin e Lushnjes.
Burime nga Policia e Lushnjes, deklarojnë se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale e ndodhen në Greqi. Por babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu, në një intervistë për Klan Plus, jep një version tjetër nga ai i ngritur nga policia.
Ai është i bindur se djali i tij nuk ka qenë autori.
“Unë deklaroj se nuk ka qenë djali im për arsye se djali po të kishte ardhur do të më kishte takuar. Atë e di policia në radhë të parë por që të dish një gjë. Në ngjarje të tilla nuk ecet me versione që e ka bërë filani apo e ka bërë ky tjetri. Në ngjarje të tilla duhet të jesh i bazuar në gjëra konkrete. Viktimat që rezultojnë të vdekur asnjëherë nuk kanë pasur problem me djalin tim. Po, siç dihet në qytetin e Lushnjës, gjatë gjithë kohës, personat që e akuzojnë djalin tim bashkë me policinë kanë pasur gjithmonë tendencë ndaj djalit tim”, thotë Haxhiu.
Por sipas Qamilit, nëse djali ka kryer krimin, ai do ta vari në litar.
“Në rast se e ka bërë, dënimin ia jap unë. Ia vë unë litarin i pari dhe nuk më dridhet dora fare. Ama kur ata ta nxjerrin djalin fajtor ata duhet të nxjerrin versionin e saktë”.
Sipas tyre, me familjet e viktimave kanë dhe lidhje miqësie.
“Të Jurgenit, Afrimit, Tomorrit, ata e kanë dajë burrin e motrës time. Janë çuna dajash, çuna hallash me nipat e mi, dhe nuk kanë pasur asnjë konflikt. Aq më tepër me këtë tjetrin Zamir Latifin. Unë me këta, me dajat e tyre, unë jam rritur. S’më ka lidhur ndonjë gjë, ndonjë konflikt me dajat e këtij”.
Qamili sqaron se djali i tij ka patur një konflikt dhe ai është me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares në vitin 2016 , ngjarje për të cilën djali i tij është dënuar me 21 vite e 8 muaj burg.
“Djali në momentin që është përplasur me Xhulio Shkurtin dhe Sajmo Xhelilin ka qenë sherr momental dhe jo sherr i përgatitur. Nuk kam unë asnjë punë me këta se po të ishte që do të kishim punë, do t’i kishin zgjidhur ne të mëdhenjtë këto dhe nuk do t’i lija unë atë. Të rritesh ai fëmija im, e të zgjidhte këtë hall që na ka ndodhur në ’98 dhe në 2005-n kur është vrarë nipi. Kështu që nuk kemi probleme”, thotë ai.
Për vrasjen e 11 tetorit, Qamil Haxhiu shprehet se është i gatshëm të ballafaqohet me familjarët e viktimave, për t’u dëshmuar se djali i tij nuk ka dorë në këtë krim. Në fund ai ka një thirrje për shtetin. I kërkon policisë të ruajë vajzën e tij pasi ka frikë se mund të hakmerren. /Klan+/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-beqiri-380x233.jpg)
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
![Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/permbytje-peje-380x233.jpg)
Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll
![Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/moti_me-shi-380x233.jpg)
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë
![Çka fitojnë shqiptarët nga qeveria e re në Maqedoni të Veriut?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/qeveria-maqedoni-380x233.jpg)
Çka fitojnë shqiptarët nga qeveria e re në Maqedoni të Veriut?
![Trafikimi me qenie njerëzore, DASH del me rekomandime për Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/dep-state-380x233.jpg)
Trafikimi me qenie njerëzore, DASH del me rekomandime për Kosovën
![Aksion i madh i Inspektoratit në disa qytete: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/qendrat-e-masazheve-380x233.jpg)
Aksion i madh i Inspektoratit në disa qytete: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-149-380x233.jpg)
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
![Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/albania-380x233.png)
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
![Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-beqiri-380x233.jpg)
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
![Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/broja-380x233.png)
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
![Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-24-230503-380x233.jpg)
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
![Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/budanov-380x233.jpg)
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë