LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I kryejmë detyrat, ose shkojmë në shtëpi të gjithë

Haradinaj: I kryejmë detyrat, ose shkojmë në shtëpi të gjithë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se deri më tani Kosovës i ka munguar “infrastruktura njerëzore”, prandaj ka thënë se kabineti i tij qverisës do të angazhohet në kryerjen e punëve, ose do të shkojnë të gjithë në shtëpi.

Haradinaj tha se sikur zyrtarët t’i zbatonin detyrat që i kanë marrë përsipër, edhe papunësia do të zhdukej.


“O kanë me u kry detyrat, ose kemi me shku në shpi të gjithë, prej meje e deri te i fundit”, tha shefi i Qeverisë.

“Kosovës i ka munguar zbatimi i detyrave dhe besoni që nëse zbatohen detyrat dhe kryhen punët, edhe papunësia do të zhdukej. Nëse e marr unë një vendim që i dedikohet shëndetësisë, ai duhet të mbërrijë te pacienti dhe kështu me radhë”, u shpreh Haradinaj.

“Për Pallatin e Rinisë Prishtinë qe dhjetë vjet shtyhen i kujt është. Ky pallat për dy muaj do t’i kthehet Prishtinës… Ne Qeveria paguajmë 9 milionë euro qira në vit e nuk jemi ne gjendje me ndërtu diçka për njerëzit”, tha ai, gjatë një tubimi zgjedhor në Rahovec.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori