LAJMI I FUNDIT:

Sali: Ismajli po shtron asfalt te pronat e tij (Video)

Sali: Ismajli po shtron asfalt te pronat e tij (Video)

Kandidati i pavarur për Komunën e Shtimes, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, Mehdi Sali, ka akuzuar kryetarin aktual të Komunës se ka asfaltuar rrugët afër pronave të tij.

Sali në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se buxheti i kësaj komune po dëmtohet nga këto keqpërdorime, duke shtuar “se edhe në këto momente po keqpërdoret ky buxhet”.


“Fatkeqësisht po shtrohen disa rrugë, e ato janë afër shtëpisë së kryetarit Ismaili në fshatin Caralevë, për të vazhduar më pas te trualli i kryetarit në Shtime. Kam qenë i përkushtuar që gjatë shtrimit të asfalteve të reja, nuk do të ketë rrugë lokale ndër katër metra asfalt”, ka shtuar Sali. /Telegrafi/