LAJMI I FUNDIT:

TEDxPrishtina sjell Inva Mulën dhe Erion Veliajn

TEDxPrishtina sjell Inva Mulën dhe Erion Veliajn

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderojnë sot skenën e TEDxPrishtina.

E organizuar si konferencë një-ditore, sot mbahet edicioni i pestë i TEDxPrishtina-së, konferencës lokale që ka si mision promovimin e ideve që i’a vlejnë të shpërndahen në Kosovë e më gjerë. Konferenca këtë vit ka temën ‘Pasqyrime’ dhe vazhdon të mbledhë zëra dhe emra të personalitetve me arritje te jashtëzakonshme, duke krijuar një hapësirë nxitëse për prezantimin e ideve dhe përvojave të tyre.


Disa nga folësit e tjerë që TEDxPrishtina mirëpret këtë vit janë folësit si Visar Ramajli, Fatmir Zymberi, Kreshnik Hoti, Arineta Mula, Rron Gjinovci, Stefan Van Dijk, Zake Prelvukaj, Arlinda Çausholli dhe Buna Perteshoni.

Konferenca është e ndarë në 3 seanca, dhe do t’fillojë nga ora 12:00 dhe përfundojë në orën 18:30, në premisat e teatrit të Klan Kosova, në Prishtinë.

Përvec fjalimeve mbresëlënëse të folësve, konferenca do të përmbajë edhe panel diskutime që shtjellojnë tema të ndryshme aktuale në nivelin ndërkombëtarë, sic janë drejtësia sociale, ndërmarrësia dhe ndikimi i internetit në shoqëritë sot. Konferenca do të përmbyllet me koncertin e ofruar nga Ansambli Shqiptar i Barokut.

Qëlimi i organizimit të TEDxPrishtina-së është që të trajtojë tema me rëndësi lokale dhe t’i promovojë çështjet dhe sukseset e Kosovës në rrjetin botëror të TEDx, njëherit duke i’u bashkuar kësaj bisede globale.

Konferenca bëhet e mundur falë partnerëve z-mobile, Coalition for Social Justice, Ambasada Holandeze, Klan Kosova, Hotel Afa, VM3, Action for Mothers and Children, Birra Peja, Gjirafa, Trosha, Che Bar, dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
TI

TI

Poezi
Teatri jeton i vdekur, poezia vdesë duke jetuar

Teatri jeton i vdekur, poezia vdesë duke jetuar

Kulture
Rrëfimi

Rrëfimi

Kulture
DEMOKRACIA

DEMOKRACIA

Poezi
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
Kalo në kategori