LAJMI I FUNDIT:

‘Shoqërisë’ në mes Piques dhe Ramos edhe përfundimisht i ka ardhur fundi, shkas një postim në Twitter?

‘Shoqërisë’ në mes Piques dhe Ramos edhe përfundimisht i ka ardhur fundi, shkas një postim në Twitter?

Duket se shoqëria, ajo pak çka kishte mbetur në mes Gerard Piques dhe Sergio Ramos, ka përfunduar.

Dhe tani kjo do të jetë një arsye më shumë që mbrojtësi i Barcelonës të largohet nga Përfaqësuesja e Spanjës.


Ramos nuk dëshiron të mbajë më marrëdhënie të çfarëdoshme me Piquen, kjo pas postimit në Twitter:

“Nga sot deri të dielën, le të shprehim vullnetin tonë në mënyrë paqësore. Mos t’i japim atyre asnjë justifikim, kjo është ajo që ata duan. Le të këndojmë me zë të lartë dhe të fortë #NeDoTëVotojmë”, kishte shkruar Pique.

Kapiteni i Përfaqësueses së Spanjës e ka cilësuar këtë postim si të tepruar dhe normalisht që e ka komentuar në mënyrë paksa të ashpër:

“Postimi në Twitter nga Pique nuk është më i miri, nëse ai dëshiron që tifozët mos ta fishkëllejnë. Si kapiten mendoj gjithmonë për atmosferën e mirë në skuadër”.

Dyshja janë takuar në stërvitjen e sotshme (e martë) duke u bërë gati për ndeshjen ndaj Kombëtares së Shqipërisë dhe sipas AS, Ramos dhe Pique ishin shumë të ftohët ndaj njëri-tjetrit.

Të dy në të kaluarën kanë pasur ‘probleme’ në mes vetë, dhe tani ka mjaftuar referendumi në Kataluni që ajo pak miqësi që i kishte mbetur të merr fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Antony duket se ka gjetur një ‘rrugëdalje’ nga Man Utd – ai po përcillet nga një tjetër klub anglez

Premier League
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori