LAJMI I FUNDIT:

Pique fishkëllehet në stërvitjen e Spanjës për ndeshjen ndaj Shqipërisë, Lopetegui i del në mbrojtje (Video)

Pique fishkëllehet në stërvitjen e Spanjës për ndeshjen ndaj Shqipërisë, Lopetegui i del në mbrojtje (Video)

Spanja zhvilloi pasditen e së hënës seancën e parë stërvitore në prag të sfidës me Kombëtaren shqiptare dhe e gjithë vëmendja ishte mbi Gerard Pique.

Ashtu siç pritej, tifozët nuk i kursyen fërshëllimat dhe pankartat kundër mbrojtësit 30-vjeçar, madje edhe fyerjet ndaj tij ishin të shumta. Gjendja arriti deri aty sa të kërkohej edhe largimi i futbollistit nga përfaqësuesja spanjolle. Situata ishte kaq e tensionuar sa trajneri Julen Lopetegui vendosi që të mbyllë stërvitjen pas vetëm 25 minutash.


Formacioni i mundshëm i Spanjës dhe Katalunisë, kush do të fitonte? (Foto/Sondazh)
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Spanjës dhe Katalunisë, kush do të fitonte? (Foto/Sondazh)

Gerard Pique, që ka fituar si botërorin ashtu edhe evropianin me skuadrën e Spanjës, kohët e fundit është shfaqur hapur pro votimit për referendumin në Katalonjë, duke bërë që të rritet urrejtja ndaj tij te tifozët e tjerë.

Ai që i doli në mbrojtje në këtë moment delikat, mbrojtësit katalanas ishte trajneri Lopetegui në një intervistë për radion COPE.

“Kam folur me Pique. Doja të dija se si ishte në aspektin prsikologjik duke parë edhe situatën e krijuar. Vura re se ishte shumë mirë, i motivuar dhe me shumë dëshirë. po të ishte e kundërta nuk do të ishte me ne. Tani i takon atij të shuajë këtë situatë të ndezur. Në ndeshjen kundër Shqipërisë është në lojë puna e një viti e gjysmë. Duhet të jemi të përqendruar për të mbyllur çështjen e kualifikimit dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve”, tha ai.

Skuadra spanjolle u kthye në La Rozas paraditen e kësaj të marte për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore dhe këtë radhë ishte e gjitha me dyer të mbyllura. /TCh/

https://twitter.com/SportdecApp/status/915136134396747776

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Kalo në kategori