Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri para nisjes së seancës konstituive tha se do të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

Haziri tha se shpreson që sot do të arrihet një zgjedhje për çështjen e Kuvendit dhe presidentit.


"Natyrisht që jemi këtu për të marrë pjesë në seancën konstituive. Shpresoj shumë që do të ketë ndërruar qasje dhe përkundër zhvillimeve dje dhe thirrjeve tona të respektohet Kushtetuta dhe të konstituohet Kuvendi, u pa që partia e parë e neglizhoi, e mbylli për ditën e djeshme. Sot po presim që zhvillimet politike të qojnë drejtë normalizimit të Kuvendit të Republikës, në mënyrë që tu jepet shans dhe mundësi zbatimit të zgjedhjeve në rastin e Qeverisë dhe Presidentit", tha Haziri.


Ndërsa për deklarimin e Haxhiut se nuk janë procesuar nënshkrimet e mbrëmshme, Haziri tha se kjo s'ka të bëj as me të as me LDK-në.

"S'ka të bëj me LDK-në, as me mua çështja e nënshkrimeve. S'po kuptoj për çfarë nënshkrimi po flitni. Pyetni ata që kanë shkaktuar procese të tilla, s'ka të bëj me LDK-në, tha ai. /kp/