Deputetë të partive opozitare janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës teksa kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të mbahet sonte seanca konstituive sipas afateve kushtetuese e jo nesër siç është thirrur nga kryesuesi i saj.

Mirëpo, deputetët e mbledhur siç merr vesh Dukagjini kanë mbetur në hollin e Kuvendit pasi dera e sallës ku pritet të mbahet seanca është e mbyllur, njofton Dukagjini.




Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që seanca të mbahet sonte për çka kanë mbledhur edhe nënshkrime.

Deri në këto orë nuk ka ardhur ndonjë përgjigje nga partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit se seanca konstituive mund të zhvillohet sonte.