LAJMI I FUNDIT:

Atalanta e ndal Juven, Berisha mbron penalltinë e Dybalas (Video)

Atalanta e ndal Juven, Berisha mbron penalltinë e Dybalas (Video)

Juventusi nuk ka arritur ta mposhtë Atalanta në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A. Ndeshja e zhvilluar në Bergamo përfundoi me rezultat 2-2.

Mysafirët i shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Fillimisht, Federico Bernardeschi e zhbllokoi rezultatin (21’) nga një top i kthyer nga Berisha pas goditjes së Blaise Matuidit.


Epërsinë e dyfishoi Gonzalo Higuain (24’), ndërsa sërish ishte i përfshirë Bernardeschi, i cili e dhuroi asistimin.

Gianluigi Buffon e mbrojti goditjen e Alejandro Gomez nga gjuajtja e lirë, por nga topi i kthyer përfitoi Mattia Caldara për ta ngushtuar rezultatin (31’).

Në pjesën e dytë, Mario Mandzukic realizoi me kokë pas harkimit të Paulo Dybalas, mirëpo goli u anulua më pas me ndihmën e VAR që tregoi se më herët kishte pasur ndërhyrje të palejuar.

Pas lojës së mirë të vendasve, Bryan Cristante kërceu më lartë për të shënuar me kokë, pas harkimit të Alejandro Gomez (67’).

Paulo Dybala e pati shansin ta rikthente epërsinë e Bianconerëve, mirëpo Etrit Berisha e mbrojti goditjen e tij nga pika e bardhë (84’). Ky ishte dështimi i parë i argjentinasit në Serie A nga njëmbëdhjetëmetërshi.

Falë heroizmit të portierit shqiptar, Atalanta ia doli të marrë një pikë të artë përballë kampionit në fuqi të Italisë.

Juventusi ka mbetur dy pikë prapa Napolit që tashmë është lider i vetëm në tabelë. Zonja e Vjetër ka po aq pikë sa edhe Interi që është një vend më poshtë.

Në xhiron e radhës, Bianconerët janë nikoqirë të Lazios, ndërsa Atalanta udhëton te Sampdoria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori