LAJMI I FUNDIT:

Luma: Rufki Suma e Bekim Jashari fitojnë pa balotazh (Video)

Luma: Rufki Suma e Bekim Jashari fitojnë pa balotazh (Video)

Analisti Ernest Luma, në RTV Dukagjini, ka thënë se i di komunat në të cilat kandidatët do të fitojnë garën për kryetar pa shkuar në balotazh.

Luma mendon se Rufki Suma në Han të Elezit dhe Bekim Jashari në Skenderaj do të fitojnë garën për kryetar në raundin e parë.


“Duke pasur parasysh performancën e zotit Gashi në Obiliq, mendoj se AAK, me apo pa balotazh do të fitojë. Mendoj se AAK edhe Deçanin do ta fitojë pa balotazh, gjithashtu me apo pa balotazh AAK do ta fitojë Junikun”, tha Luma.

Këto komente Luma i kë bërë në RTV Dukagjini, ku po vazhdojnë emisionet debatuese lidhur me zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në emisionin “Debat D+” me analistë e ftuar në studio është debatuar për bastionet e partive politike. /Telegrafi/