LAJMI I FUNDIT:

Montella: Kritikat ndaj Milanit janë të drejta, do ta kthejmë shpejt shkëlqimin

Montella: Kritikat ndaj Milanit janë të drejta, do ta kthejmë shpejt shkëlqimin

Vincenzo Montella ka deklaruar se kritikat ndaj Milanit janë të drejta, por paralajmëron që skuadra nuk do ta humb shkëlqimin dhe do kthehet shpejt te paraqitjet e mira.

Rossonerët u mposhtën dje (e diel) nga Sampdoria me rezultat 2-0, ku me rezultatin dhe mënyrën e humbjes është rritur presioni mbi trajnerin Montella, i cili ka thënë se kritikat ndaj skuadrës janë të drejta, por do ta kthejnë shpejt mentalitetin fitues.


Sampdoria nuk njeh humbje në Serie A, mposht edhe Milanin (Video)
Lexo po ashtu Sampdoria nuk njeh humbje në Serie A, mposht edhe Milanin (Video)

“Mendoj se kritikat janë objektivisht të drejta”, ka thënë fillimisht Montella për Milan TV.

“Të gjithë pajtohemi se paraqitja ndaj Sampdorias ishte nën nivelin e Milanit. Qëllimi im është të kuptoj pse ndodhi kjo dhe do përpiqem të ndërhyj”.

Montella i pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve në humbjen ndaj Sampdorias
Lexo po ashtu Montella i pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve në humbjen ndaj Sampdorias

“Ne folëm me klubin së pari dhe pastaj me lojtarët, jemi të vetëdijshëm se duhet të krijojmë një mentalitet fitues shumë shpejt. Duhet të krijojmë një mentalitet dhe të arrijmë një ekuilibër”.

“Duhet të pranojmë kritikat, të balancohemi dhe të mos humbim shkëlqimin e diçkaje në analizimin e gjithçkaje”.

Montella nuk dukej në disponim gjatë ndeshjes me Sampdorian

“Nuk kemi nevojë të kërkojmë një ose më shumë fajtorë, klubi më ka kërkuar që të ndërhyjë dhe të mos përsëriten këto paraqitje”.

“Mbi të gjitha ne duhet të punojmë në qëndrueshmërinë e paraqitjeve tona dhe kjo fillon me mentalitetin”.

“Mendimet fitimprurëse ndërtohen me kalimin e kohës dhe nganjëherë mund të pengoheni. Nëse jemi të mençur, të përgatitur dhe të qartë; këto rënie mund të rrisin nivelin tonë konkurrues”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori