Shumë këngëtarë shqiptarë kanë arritur të ruajnë një raport të mirë me kolegët e tyre.
Por ka edhe nga ata, që me kalimin e viteve kolegialitetin e kanë shndërruar në armiqësi, varësisht për çfarë mund të ketë qenë rasti, shkruan Telegrafi.
Mirëpo e çuditshmja ndodh që edhe këto ‘armiqësi’ të dikurshme, të shndërrohen në miqësi, dhe më pas këngëtarët ruajnë raport të mirë me njëri-tjetrin.
Telegrafi në vazhdim ju prezantojmë me pesë ‘armiqësitë’ e kthyera në miqësi në Estradën Shqiptare:
Noizy dhe Ledri Vula
Dikur urreheshin dhe shaheshin pafund përmes mesazheve në rrjetet sociale. Ledri kishte prishur raportet me të për shkak të mikut të dikurshëm Getoar Selimit, ndërkohë pas daljes dhe prishjes së raporteve me Babastars, Vula filloi përmirësimin e relatave me reperin nga Shqipëria, dhe tani ai dhe Noizy së shpejti flitet se do të vijnë edhe me duet.
Tuna dhe Dafina Zeqiri
Jo të pakta janë rastet kur edhe femrat brenda estradës kanë pasur probleme me njëra-tjetrën. Tuna dhe Dafina dikur sollën së bashku një bashkëpunim me 2po2, këngën “Vibe”, e cila pushtoi diskotekat shqiptare në vitin 2010. Por më pas gjithçka kishte përfunduar me një armiqësi të tmerrshme, ku dyshja në fjalë nuk u kursyen aspak në fjalë të këqija për njëra-tjetrën. Por viti 2017 është viti i ‘rikthimit në miqësi’ për to, kjo pasi përmes rrjeteve sociale, këngëtaret kanë paralajmëruar se kanë rregulluar raportet dhe se tani shkojnë shumë mirë dhe mbështesin njëra-tjetrën në projekte.
Getoar Selimi dhe Gold AG
Kishin prishur raportet shumë vite më parë, e mollë sherri për këtë gjë ishte bërë pjesëmarrja në një festival, por mesa duket reperët Getoar Selimi dhe Gold Ag kanë lënë gjithçka prapa krahëve, dhe tani ruajnë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin. Këtë më së miri e vërtetojnë fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.
Dafina Zeqiri dhe Noizy
Edhe dyshja në fjalë kanë pasur dikur relata të këqija. Noizy ka qenë ai, i cili dikur ka përdorë edhe fjalë fyese kundrejt saj në një prej këngëve të tij. Por gjithçka mbaroi, dhe në 2016-ën, dyshja u panë duke performuar së bashku në koncert. Javë më parë, Dafina publikoi edhe disa fotografi përmes së cilave reklamonte bluzat e reja të markës së Noizyt, një tjetër indikacion ky që tregon se mes tyre ka një miqësi shumë të mirë.
Stresi dhe MC Kresha
Vite më parë, edhe reperët Stresi dhe MC Kresha ishin armiq. Stresi ishte ai i cili publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke sharë reperin e labelit PINT, teksa i thoshte se nuk do ta lejonte të performonte në Tiranë. Por jo më larg se një javë më parë, MC Kresha u pa duke performuar në një nga diskotekat në Tiranë, teksa Stresi shijonte performancën e kolegut të tij, me të cilin ruan tashmë një miqësi të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze