LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Nuk thashë që shqiptarët kryen krime lufte (Video)

Pacolli: Nuk thashë që shqiptarët kryen krime lufte (Video)

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate ka sqaruar një prononcim të zëvendëskryeministrit dhe minsitrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhënë për radiotelevizionin e Zvicrës gjermanofolëse SRF.

Në komunikatën e MPJ thuhet se “të gjitha versionet e shkurtuara në shqip të një interviste që Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z.Behgjet Pacolli i ka dhënë radiotelevizionit të Zvicrës gjermane SRF, janë me pasaktësi”.


Prej këtyre pasaktësive, janë  ndërtuar interpretime të gabuara sipas parimit të ‘stuhisë në gotën e ujit’.

Të bashkangjitur e keni versionin në VIDEO si dhe transkriptin e pjesës së shkurtuar (manipuluar) të intervistës që është dhënë në shqip. Kush është i interesuar për gjithë intervistën, mund t’ja vendosim në dispozicion.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Pacolli është i njohur për iniciativat e shumta politike dhe legale ndaj reporterit Dik Marti, ndaj spekulimet janë në rastin më të mirë, mbështetur në dritëshkurtësi dhe në parimin e ‘fotokopies së keqe që prodhon kopie të këqia'”, thuhet në komunkatëne MPJ.

Transkripti nga pjesa e intervistes së zv/kyeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, që thuhet se është keqinterpretuar nga mediat:

Behgjet Pacolli: Më shumë është thënë se sa që është bërë. Flitet për këtë Gjykatë që moti; këto ngritje të aktakuzave i kam pritur para një viti ose dy.

Është mirë që dikush ngre aktakuzë për dikë që ka bërë krime dhe nëse në mesin e kosovarëve ka njerëz të tillë që kanë bërë krime gjatë luftës, është e drejtë që ata të inkriminohen dhe të dënohen për këtë.

Ne sot jetojmë në shekullin 21, në mileniumin e tretë ku toleranca e bashkëpunimi vihen në rendin e parë dhe nuk duhej të bëhet fjalë as për hidhërimet nga e kaluara e as për urrejtjet ndërfetare apo ndërnacionale.

Unë besoj se Kosova e ka marrë drejtimin e vet paqësor; interesi i saj është që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Kosova i respekton fqinjët e vet; Kosova respekton çdo gjë që është civilizuese dhe ky respekt -besoj çdokush e di që duhet të jetë i ndërsjellë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Situatë e tensionuar në Shkabaj, Policia asiston për rrëzimin e një objekti të nisur për xhami

Situatë e tensionuar në Shkabaj, Policia asiston për rrëzimin e një objekti të nisur për xhami

Prishtina
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Raporti i KDI-së: Komunat e udhëhequra nga LVV jashtë listës së transparencës, këto janë katër më transparentet

Raporti i KDI-së: Komunat e udhëhequra nga LVV jashtë listës së transparencës, këto janë katër më transparentet

Lajme
Nga Prishtina në Universitetin e Arizona-s, rrëfimi inspirues i profesorit Visar Berisha

Nga Prishtina në Universitetin e Arizona-s, rrëfimi inspirues i profesorit Visar Berisha

Elfije Boletini
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK

Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK

Lajme
Kalo në kategori