LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: Serbia moti e ka humbur betejën politike për Kosovën

Gjukanoviq: Serbia moti e ka humbur betejën politike për Kosovën

Nuk besoj se dikush normal në Serbi do të më kuptonte nëse them se pas shumë viteve të politikës së gabuar, sidomos pas aventurës tragjike ushtarake të vitit 1999, duhet sërish luftuar për Kosovën, ka thënë ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë për të përditshmen serbe, Blic.

“Realiteti është se Serbia, para shumë gjeneratave të reja, e ka humbur betejën politike për Kosovën”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, udhëheqja e Malit të Zi e ka parë realitetin dhe është dashur të jenë të sinqertë me miqtë në Beograd, pra ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

“Kemi besuar se duhet të ballafaqohemi me të pashmangshmen e pakëndshme. Në kreun e Serbisë kishin mirëkuptim dhe kapacitet ta kuptojnë këtë pikëpamje. E dinin se ky veprim i Malit të Zi nuk ishte antiserb, por dëshirë që politikën tonë ta bazojmë në realitet, na pëlqeu kjo ose jo. Po ashtu, me këtë kemi dashur të japim shembull për zgjidhen e çështjeve të hapura në rajon”, ka shtuar ai.

Duke përmbledhur karrierën e tij, Gjukanoviq thotë se dy sukseset e tij më të mëdha ishin pavarësia dhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori