LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të bashkëpunojmë me BDI-në në më shumë komuna

Zaev: Do të bashkëpunojmë me BDI-në në më shumë komuna

Në emisionin Top Tema, kryeministri Zoran Zaev u shpreh se është i gatshëm të mbështesë kandidatin e BDI për komunën e Çairit, sepse vlerëson se është zgjidhje e mirë dhe ka marrë edhe përkrahjen e degës së LSDM-së nga kjo komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjasat janë të larta që me BDI-në të garojmë si koalicion në më shumë komuna, si dhe të marrim përkrahjen e tyre për Bashkinë e Shkupit që në rrethin e parë, e jo të pritet në rrethin e dytë si kalkulim politik”, tha Zaev në Telma.

Për kandidaturën e Ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, Zaev tha se nëse nuk fiton në garën për komunën e Gostivarit, nuk do ta ketë rëndë ta mbajë atë si ministër në Qeveri, sepse beson që është kuadër cilësor, por theksoi se ka kuptim për Aleancën për shqiptarët, sepse është parti e re që kërkon mënyrë për të arritur sukses.


Lideri i LSDM-së, poashtu tha se do të kenë kandidatë të tyre në Kondovë, Likovë, Strugë dhe komuna tjera, ku pret që edhe votues maqedonas edhe shqiptarë të votojnë për kandidatët e tyre të kombit shqiptar.

Zaev theksoi se nuk mund të ndalojë partnerët e koalicionit të kandidojnë ministrat ose zv.ministrat e tyre në komuna, sepse dëshiron që të mbizotërojë liria dhe zgjidhja e tyre personale, por tha se duhet të ketë kufinj të caktuar që të mund të vazhdojë dinamika e reformave në Qeverinë e re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori