LAJMI I FUNDIT:

Lazio i jep shkollë Milanit të përforcuar, e mposht me rezultat të thellë në derbin e javës (Video)

Lazio i jep shkollë Milanit të përforcuar, e mposht me rezultat të thellë në derbin e javës (Video)

Lazio ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Milanit në ndeshjen derbi të javës së tretë të kampionatit italian, Serie A.

Skuadra e Simone Inzaghit po përjeton formë të mirë në këtë fillim sezon, pasi ka arritur të mposht Milanin pas një super ndeshje të treguar në stadiumin Olimpico të Romës.


Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë për nga loja e treguar, por Lazio shënoi dy gola me anë të sulmuesit të saj Ciro Immobile, i cili shënoi fillimisht në minutën e 38 për 1-0, ndërsa për 2-0 shënoi katër minuta më vonë pas asistimit të Senad Lulic dhe dërgoi skuadrat në pushim mes dy pjesëve.

Festa e Immobiles pas supergolit të shënuar

Pjesa e dytë nisi furishëm për vendasit nga Olimpico, që arritën të shënojnë edhe dy gola të shpejt për dy minuta.

Fillimisht ishte Immobile, i cili kompletoi het-trikun e tij në minutën e 48 me asistimin e Marco Parolos, ndërsa në minutën e 50 ishte Luis Alberto që ngriti epërsinë në 4-0.

Festa e dy shënuesve të sotëm të Lazios

Milani arriti të ngushtoj epërsinë në minutën e 56 me anë të Riccardo Montolivos, që shënoi nga afërsia për 4-1 pas asistimit të Hakan Calhanouglu.

Montolivo nuk iu gëzuar fare golit të shënuar

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa gjysmë raste të tjera për gol, por portat mbeten të paprekura dhe Lazio në fund iu gëzua fitores ndaj Milanit me rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitore, Lazio e sheh veten në pozitën e tretë me shtatë pikë dhe javën e ardhshme luan në udhëtim te Genoa, ndërsa Milani renditet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë dhe e pret në shtëpi Udinesen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori