LAJMI I FUNDIT:

Dembele: Nuk jam Neymar, ai është njëri nga më të mirët në botë  

Dembele: Nuk jam Neymar, ai është njëri nga më të mirët në botë  

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele ka folur për objektivat që pret te Barcelona, ndërsa ka refuzuar të krahasojë veten me paraardhësin e tij, Neymarin.

Dembele arriti te Barcelona si zëvendësues i Neymarit vetëm disa javë pasi braziliani la gjigantin katalunas për një kalim rekord prej 222 milionë eurove te Paris Saint-Germain.

Megjithatë, talenti francez refuzon të krahasoj veten me Neymarin, pasi thotë që ai është njëri nga më të mirët në botë, teksa ky është një i ri që ka shumë për të mësuar.


“Jo. Sinqerisht nuk mendoj kështu. Neymar është një lojtar i madh, me shumë klas, një nga më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Dembele për Sport.

“Unë jam i ri, jam këtu për të mësuar dhe për të kontribuar sa më shumë që të mundem në Barcelonë”.

“Objektivi im i parë është të bashkohem me ekipin, të ofroj një paraqitje të mirë në fushë dhe me gjithë ekipin të fitoj maksimumin e titujve të mundshëm”, përfundoi talenti francez. /Telegrafi/