LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: AKR-ja do t’i bashkohet PAN-it, po synon ta ngris ‘pazarin’

Spahiu: AKR-ja do t’i bashkohet PAN-it, po synon ta ngris ‘pazarin’

Javën e ardhshme pritet që sekretaria e Kuvendit të Kosovës të njoftojë për datën e seancës konstituive, me pikën e vetme të rendit të ditës zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarët.

Në lidhje me ketë temë njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhmedin Spahiu në një prononcim për ‘Indeksonline’ ka vlerësuar se përafrimi i partisë së Behgjet Pacollit me koalicionin PAN i përket pazareve të tyre personale.


Më tej, ai beson se AKR-ja do t’i bashkohet PAN-it. Mirëpo sipas tij, do të jetë shumë e vështirë që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj t’i “rehatojë” të gjitha interesat brenda koalicionit si dhe t’i bëjë një ‘surprizë’ AKR-së.

“Nuk e di kur do të arrihet, por besoj që do të arrihet. Por plani ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së po duket të jetë shumë i vështirë, për shkak që Ramush Haradinaj e ka shumë të vështirë të harmonizojë të gjitha interesat brenda koalicionit PAN pastaj plus të bëjë një ofertë gjeneruese për AKR-në. Kjo është krejt e  tëra pse edhe është vonuar themelimi i institucioneve deri më tani, i Kuvendit dhe Qeverisë”, ka thënë Spahiu.

Tutje, ai ka treguar se arsyeja e këtyre përafrimeve të subjektev politike qëndron në faktin se secila parti dëshiron të fitojë një dikaster më tepër se sa që kishte mandatin e kaluar.

“Po, besoj që AKR do t’i bashkohet koalicionit PAN. Arsyeja për shkak se partia e Behgjet Pacollit dëshiron që ta ngris pazarin. Secila parti politike e ka pazarin e vet. Edhe Nisma-AAK e PDK-ja kanë kësi lloje pazare, madje edhe lista Serpska e ka bërë një të tillë për të arritur që të fitojnë një ministri më tepër se sa që e ka pasur mandatin e kaluar. Unë mendoj se arsyeja pse deri më tani nuk është bërë ndonjë pazar apo futur  AKR-ja është se nuk ka pasur pazar adekuat ndërmjet PAN-it dhe AKR-së”, ka thënë Spahiu, për Indeksonline.

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori