LAJMI I FUNDIT:

Iranin nuk e shqetësojnë sanksionet e SHBA-së

Iranin nuk e shqetësojnë sanksionet e SHBA-së

Irani i ka dënuar sanksionet e reja të miratuara nga Kongresi në SHBA, për programin e tij të raketave, mirëpo ka premtuar se do ta vazhdojë atë.

“Ne do të vazhdojmë me fuqi të plotë programin tonë të raketave”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi për një televizion të kontrolluar nga shteti.

“E dënojmë këtë veprim armiqësor dhe të papranueshëm”, ka thënë ai për sanksionet.


Ghasemi ka thënë se Teherani i konsideron masat e SHBA-së si “armiqësore, të dënueshme dhe të papranueshme”, duke shtuar se “këto janë përpjekje për të dobësuar marrëveshjen bërthamore”.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 të SHBA-së dhe fuqive të tjera botërore, Irani duhet të limitojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Irani konsideron se testimi i raketave nuk e shkel marrëveshjen, pasi aksione të tilla po bëhen për qëllime të vetëmbrojtjes.

“Ushtria dhe fusha bërthamore janë çështje të politikës sonë të brendshme, dhe të tjerët nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë apo të komentojnë rreth tyre”, ka shtuar Ghasemi.

Legjislacioni i sanksioneve, i cili përfshin edhe Rusinë dhe Korenë Veriore, është miratuar nga Senati i SHBA-së.

Legjislacioni ri parasheh dënime të detyrueshme për njerëzit që janë të përfshirë në programin e raketave balistike të Iranit, dhe për secilin që bashkëpunon në këtë drejtim.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump do ta nënshkruajë legjislacionin për t’i kthyer sanksionet në ligj.

Ndaras prej këtij vendimi, Departamenti i Thesarit në SHBA, i ka vënë sanksione kompanisë industriale iraniane, Shahid Hemmat (SHIG), e cila konsiderohet si “qendra” e Teheranit për programin e raketave balistike.

Ky vendim erdhi si përgjigje të atyre që Thesari i ka konsideruar si “vepra të vazhdueshme provokative” nga ana e Iranit.

“Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të kundërshtojë aktivitetin e raketave balistike të Iranit”, ka thënë Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

Mnuchin ka thënë se sanksionet “theksojnë shqetësimet e thella të SHBA-së rreth zhvillimeve në Iran, sa i përket raketave balistike dhe sjelljeve të tjera provokative”.

Më 28 korrik, Britani e Madhe, Franca dhe Gjermania i janë bashkuar SHBA-së, për të dënuar lansimin e një rakete nga Irani me kapacitet të bartjes së një sateliti dhe kanë paralajmëruar se një veprim i tillë është në kundërshtim me rezolutën e OKB-së, dhe shkel marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata i kanë bërë thirrje Iranit të ndalojë zhvillimin e raketave që kanë kapacitet të bartin koka bërthamore dhe kanë “ndikim destabilizues në rajon”.

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Botë
Kalo në kategori