LSDM: Marrëveshja me Bullgarinë është në pajtueshmëri me interesat kombëtare
LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së ish-ministrit Nikolla Poposki, i cili tha se marrëveshja mund të korrigjohet në pjesën ku flitet për interesat kombëtare.
Nga LSDM kërkojnë që OBRM-PDUKM-ja ta mbështesë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe sipas tyre, kjo marrëveshje është në pajtim të plotë me interesat kombëtare dhe shtetërore, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në pajtueshmëri me interesat nacionale të Republikës së Maqedonisë dhe ju përgjigjet interesave të qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Me Marrëveshjen riafirmohet pozicioni që bëhet fjalë për dy shtete të veçanta, dy popuj të veçantë dhe dy gjuhë të veçanta, mbyllen çështjet e hapura që nuk duhet të tërhjekin vëmendje dhe energji, përshpejtohet procesi i integrimit në NATO dhe BE, ndërsa Maqedonia bëhet shembull i bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga kjo parti gjithashtu shtojnë se suksesi për marrëveshjen e arritur është i të gjithë qytetarëve, partive dhe qeverive të deri-tanishme, pasi sipas tyre qeveria aktuale po e përmbyll procesin që ka filluar në vitin 2009, prej kur janë mbajtur 10 takime të përbashkëta të Komisioneve në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit