LAJMI I FUNDIT:

Është zyrtare! Këta meshkuj kanë fytyrën më të bukur në botë (Foto)

Është zyrtare! Këta meshkuj kanë fytyrën më të bukur në botë (Foto)

George Clooney është 56 vjeç, por ka fytyrën më të bukur në botë. Idhulli i gjinisë femërore, edhe nga kërkimet shkencore është konfirmuar zyrtarisht si mashkulli me fytyrën më të bukur në botë.

Karakteristikat e George Clooney-t, janë 91.86 për qind të sakta në Raportin e Bukurisë Phi, i cili për mijëra vjet mendohej se mbante formulën sekrete të përsosmërisë.


Duke përdorur teorinë, teknologjia e hartës kompjuterike gjithashtu gjeti se Ryan Gosling kishte hundën e përsosur, Harry Styles kishte sytë më të bukur dhe mjekrën më të mirë dhe David Beckham kishte fytyrën me formën më të përkryer.

Clooney u testua me teknikat e fundit të hartës së fytyrës nga kirurgu i Harley Street, Dr Julian De Silva. Sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofullat dhe forma e fytyrës u matën dhe u afruan më afër idesë për përsosmëri.

Bradley Cooper u rendit i dyti me 91.80 për qind, Brad Pitt ishte i treti me 90.51 për qind, këngëtari i One Direction dhe ylli i Dunkirk, Harry Styles ishte i katërti me 89.63 për qind dhe David Beckham ishte i pesti me 88.96 për qind saktësi të karakteristikave të tij në raportin e bukurisë Phi.

Më pas vijnë Will Smith 88.88%, Idris Elba 87.93%, Ryan Gosling 87.48%, Zayn Malik 86.5%, dhe Jamie Fox 85.46%.

1 George Clooney 91.86%

2 Bradley Cooper 91.80%

3 Brad Pitt 90.51%

4 Harry Styles 89.63%

5 David Beckham 88.96%

6 Will Smith 88.88%

7 Idris Elba 87.93%

8 Ryan Gosling 87.48%

9 Zayn Malik 86.5%

10 Jamie Fox 85.46%